Afera 400 mln euro. Kryemadhi i përgjigjet Ramës: – Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…

05/03/2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj deklaratave që kryeministri Edi Rama ka bërë kundër saj, në lidhje me denoncimin e skandalit korruptiv të qeverisë 400 milionë euro.

“Duro Edi, duro…. se ato letrat në tokë do të hedhin përtokë.  Ke miratuar një vendim qeverie me kosto 400 milionë euro për taksat e shqiptarëve, duke pasur edhe ministrat tuaj kundër.  Sa për E(rionin) dhe L(efterin), kokën hëngshi se i more vetë në qafë…  Prit se s’ke parë akoma serinë e radhës…”,- shkruan Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale.

Gazeta Koha e Jone