Afrim Osmani: – Përcaktimi i minimumit jetik, amendamenti më pozitiv i opozitës. Mazhoranca arrogante me…
4 Dhjetor 2024
Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me buxhetin e shtetit për vitin 2025, që u miratua nga Kuvendi me 75 vota pro dhe 24 kundër. Gjatë seancës u rrëzuan të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita, që u konsideruan si populiste nga mazhoranca socialiste. Ministri i Financave tha se nëse do të pranoheshin amendamentet e opozitës buxheti do të kthehej në një “buxhet piramidal”.
Pedagogu në Universitetin Luarasi Afrim Osmani tha se kishte një arrogancë nga mazhoranca, megjithëse i la një hapësirë opozitës për të folur.
“Kishte një arrogancë jo vetëm për faktin se nuk paraqitën një buxhet të mirë, por nuk patën asnjë program. Arrogancë fakti që rrëzuan të gjitha amendamentet”, tha Osmani.
Ai tha se një nga amendamentet më të mira të opozitës ishte ai i minimumit jetik. “Çfarë bën kjo Qeveri për skemën e pensioneve, çfarë instrumentesh ka në dorë një qeveri për të mbështetur fondin e pensioneve”, tha Osmani.