Aftësia ‘magjike’ e mushkërive për t’u shëruar nga duhani/ Pse duhet të ndaloni së konsumuari.

Mushkëritë tuaja kanë një aftësi gati “magjike” për të riparuar mutacionet kancerogjene të shkaktuara nga pirja e duhanit por vetëm nëse ju ndaloni së konsumuari, thonë shkencëtarët.

Mutacionet që çojnë në kancer të mushkërive ishte konsideruar të jenë të përhershme, dhe të vazhdojnë edhe pas ndalimit të konsumimit së duhanit por gjetjet e papritura, të botuara në Nature, tregojnë se qelizat e pakta që shpëtojnë nga dëmtimi mund të riparojnë mushkëritë.

Efekti është parë edhe tek pacientët që kishin konsumuar duhan një paketë në ditë për 40 vjet para se të hiqnin dorë. Mijëra kimikate dëmtojnë ADN-në në qelizat tuaja të mushkërive duke i shndërruar ato nga të shëndetshme në kancerogjene.

Pasi dikush ndalon konsumin e duhanit, janë këto qeliza të paprekura që rriten dhe zëvendësojnë qelizat e dëmtuara në mushkëri. Në njerëzit që i kanë dhënë fund duhanpirjes 40% e qelizave të tyre dukeshin të njëjta me ato të njerëzve që nuk kanë pirë kurrë duhan.

“Ne ishim plotësisht të papërgatitur për gjetjen,” tha Dr. Peter Campbell, nga Instituti Sanger, për BBC News. “Ekziston një popullatë e qelizave që, në mënyrë magjike, plotësojnë dëmtimin e rrugëve të frymëmarrjes”, shtoi ai.

Studimet kanë treguar tashmë që njerëzit zvogëlojnë rrezikun e tyre për kancer të mushkërive pothuajse nga dita kur lënë duhanin.

Dr Rachel Orritt, nga Cancer Research në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Është një ide vërtet motivuese që njerëzit që ndalojnë pirjen e duhanit mund të korrnin përfitimet dy herë më shumë duke parandaluar më shumë dëme të lidhura me duhanin në qelizat e mushkërive, dhe duke i dhënë mushkëritë e tyre mundësinë për të ekuilibruar disa nga dëmtimet ekzistuese nëpërmjet qelizat më të shëndetshme “. (BBC-scan)

o.j/dita