Agim Nesho e thotë troç: – Në Shqipëri është instaluar diktatura e bandave. – Kryeministri përfaqëson krimin
27 Shtator 2024
Ish-ambasadori Agim Nesho, teksa fliste për dënimin politik të deputeti Ervin Salianji, tha se në Shqipëri është instaluar diktatura e bandave ky kryeministri nuk përfaqëson asgjë përveç se krimit.
Ai shprehet se opozita po burgoset si në kohën e Hitlerit.
“Rama e shikon që është në një pozitë të vështirë pasi ka shpërdoruar pushtetin për të blerë influencë jashtë shtetit. Ky ka një diktaturë të bandave dhe ka gjuhën e një rrugaçi dhe nuk përfaqëson asgjë përveç krimit.
Ne tani po jetojmë në një diktaturë dhe është e njëjta diktaturë si në kohën kur një ish mësues pikture i dështuar shkatërrojë botën me luftën e tij, pra në vitin 1945. I njëjti person po rikthehet në politikën shqiptare duke kapur dhe manipuluar drejtësinë.
Edhe diktaturat më të egërta si ajo e Hitlerit kanë filluar me çështje të mëdha drejtësie. Kjo është për të trembur aktivistët politik. Mendoj që edhe opozita tashmë duhet të jetë jo vetëm realiste. Lideri i opozitës mbahet nën arrest politik për ta penguar të bëjë detyrën e tij. Ja, plotësisht solidar me Salianjin dhe e mbështes në betejën e tij.”- tha Nesho.
Gazeta Sot