Agim Nesho: – Shqipëria do të behet nga shqiptarët, jo nga bangladeshasit
23 Gusht 2022
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho mbajti sot një fjalë përshëndetëse para të rinjve të Partisë së Lirisë, në kampin veror të Jalës. Në fjalën e tij, Nesho u shpreh se lufta e kësaj force politike nuk është për pushtet, por për ndryshim.
Ai u shpreh se të rinjtë e kanë marrë mesazhin e 2 marsit, se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ndryshimi do filloje nga rinia, tha Nesho dhe Shqiperia do te behet nga shqiptaret, jo nga bangladeshasit
Agim Nesho: Ju nuk erdhët këtu për të pyetur cfarë duhet të bëjmë. Ju mesazhin e 2 marsit e kishit marrë dhe e kishit kuptuar që Shqipëria ka nevoje për ndryshim dhe ndryshimi do vijë nga ju. Ata misionarët e rilindjes e çuan vendin në katastrofë. Ju me mençurinë tuaj, gjallërinë tuaj jeni shpresë, që Shqipëria do bëhet nga shqiptarët dhe jo nga bangladeshasit.
Ju duhet të keni një perspektivë sa më perëndimore. Kjo është e ardhmja dhe kjo fillon duke mbrojtur shtetin ligjor, kushtetutën dhe demokracinë. Unë jam i lumtur që sot jeni të gatshëm që ti zbatoni këtu në interesa të Shqipërisë.
Lufta jonë nuk është për pushtet, por për ndryshim. Shqipëria ju thërret në një mision të madh. E ardhmja jonë është e përbashkët e shkëlqyer.