Agim Sulaj, ekspozitë personale në Vlorë me 30 punime.-
Agim Sulaj, ekspozitë personale në Vlorë me 30 punime.-
Artisti i njohur Agim Sulaj rikthehet në qytetin e Vlorës këtë herë për një ekspozitë personale. Ekspozita çelet sot në ambientet e Bashkisë në Vlorë. Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli inaugurohet sot ekspozita, që përmban rreth 30 punime të temave të ndryshme. Peisazhe e portrete nga heroi kombëtar Skënderbeu, punime me figurën e Ali Pashës, etj. Nga lojërat e shpenguara të fëmijërisë te deti e gurët e qytetit të mrekullueshëm të Vlorës, i cili ka qenë shkolla e parë ku artistit Agim Sulaj ka edukuar artin e tij, dhe jo vetëm pikturën, por dhe karikaturën. Të gjitha fillesat artistike të autorit kanë lindur në këtë qytet. Në këtë ekspozitë bën pjesë dhe një variant i ri i tablosë së njohur të autorit, e cila ndodhet prej gati 30 vjetësh në muzeun e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. Po ashtu do të ekspozohet dhe projekt ideja e tij për një skulpturë në lungomaren e Vlorës, dedikuar emigrimit si plaga e vetme madhore e vendit. Artisti Sulaj tregon se vepra në terakote përcjell saktë mesazhin e veprës fituese të çmimit të parë në Londër në vitin 2016, i cili ishte një vizatim mbi letër me përmasa të mëdha. “Nuk di në do realizohet apo jo por gjithsesi rruga dhe dedikimi im ka nisur, më pas nuk varet vetëm nga mua. Jam emocionalisht i gëzuar jo vetëm për këtë event në qytetin, ku jam rritur, por dhe i lumtur se i dhuroj kënaqësi miqve e dashamirësve të mi”, tregon piktori. Agim Sulaj piktor e karikaturist shqiptar, 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga “Hosteni”.
Në vitin 1985 diplomohet në Universiteti i Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te “Hosteni (revistë)”, e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet etj. Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij “Valixhja e emigrantit” punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në “Aydin Dogan International Cartoon Competition”. Në vitin 1992 hap një ekspozitë Rimini e në vitin 1993 një tjetër në Provinca Brindisi. Edhe sot e kësaj dite trajton temat shoqërore në punimet e tij. Ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë,Iran, Hungari, Poloni, etj.