![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/11/800-0-5fc4f3fd7d1af-1.jpg?fit=800%2C433&ssl=1)
Agjencia Europiane e Barnave del me paralajmërimin urgjent: Mos i përdorni këto ilaçe pasi iu shkakton shqetësime psiqike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen
Agjencia Europiane e Barnave del me paralajmërimin urgjent: Mos i përdorni këto ilaçe pasi iu shkakton shqetësime psiqike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen
30 NËNTOR 2020
Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren tek pacientet e sëmurë rënde me Covid-19, mund të shkaktojnë shqetësime psiqike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.
Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.
Analiza e të dhënave nisi në maj të 2020-tës, pasi agjencia europiane e barnave u informua nga autoritetet spanjolle për 6 raste të shqetësimeve psiqike tek pacientë me koronavirus, të cilëve iu ishin dhënë doza të hidroksiklorokinës më të larta se sa ato të autorizuara.
Ilaçi i përdorur kundër malarias u rekomandua edhe nga presidenti amerikan Donald Trump dhe mori autorizimin e Agjencisë së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA.
Gazeta Sot