Agjentët e DEA-s në Shqipëri/ Ish-drejtues i Policisë bën paralajmërimin e fortë: – Ogur i zi për organet ligjzbatuese, ja çfarë pritet të ndodhë
10 Mars 2023
DEA amerikane shkon në ato shtete ku ka trafik droge, kështu u shpreh ish-drejtuesi i lartë Shemsi Prenci këtë të premte në Euronews, teksa komentonte ngritjen e zyrës së DEA-s në Tiranë
Ai ka thënë se vendosja e DEA-së në Shqipëri është një ogur i mirë për Shqipërinë, por jo për organet ligjzbatuese shqiptare, pasi tregon se institucionet janë të pabesueshme.
“Kemi dështuar në operacionet për goditjen e qarkullimit të drogave të forta në Shqipëri. Ne kapnim drogën, por nuk kapnim as pritësit e mallit dhe as dërguesit e mallit. Në këtë këndvështrim Dea ka pasur një pasiguri në raport me bashkëpunimin me organet ligjzbatuese në Shqipëri.
Kohët e fundit nuk përmenden më dy programe të qeverisë shqiptare, amnistia fiskale dhe legalizimi i kultivimit të kanabisit, sepse këto dy janë problemet më të rënda në Shqipëri. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave në Shqipëri po i bëjnë një konkurrencë të pandershme ekonomisë shqiptare.
Instalimi i zyrës së DEA-s amerikane është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe ogur i zi për institucionet ligjzbatuese në Shqipëri”, tha Shemsi Prenci.
Gazeta Sot