“Agjentët e FBI në Tiranë për Rama-McGonigal”. – Poli Hoxha jep lajmin e bujshëm!
4 Shkurt 2023
Çështja ‘McGonigal’, është dosja më e famshme në vend, ditët e fundit nga momenti i publikimit të aktakuzës pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
Autoritetet amerikane i kanë shkuar deri në fund lidhjeve të tij me zyrtarët e vendeve të tjera gjatë hetimit duke zbuluar kështu në raportet e tyre edhe një lidhje midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në një kohë, kur kreu i qeverisë, deklaron se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj Gonigal, as ai si kryeministër, dhe as qeveria e tij, mësojmë se FBI ka zbarkuar tashmë në Shqipëri.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtori i Alfapress.al Poli Hoxha ndau lajmin se agjentët e FBI-së, por edhe të agjencive të tjera kanë mbërritur në Tiranë dhe po hetojnë e mbledhin të dhëna për çdo lëvizje të McGonigal në Shqipëri.
“Ndërkohë që ne flasim, agjentët e FBI-së dhe të disa agjencive të tjera kanë ardhur në Tiranë dhe po mbledhin material, po intervistojnë se ku ka fjetur, kë ka takuar, përçarë… kush kanë qenë nga Kryeministria dhe Qeveria interesat e tij, cilat janë kompanitë, kush e ka marrë, kush ka tentuar ta marrë ‘X’ koncesion etj, etj.
Pra, agjentët e FBI janë në Tiranë për këtë çështje…”
Nga: Alfapress