Agron Dingo : -Restaurimi i dy periudhave ne afreskun e kishes se Shën Mitrit, lagja Kala Berat

Restaurimi në vitin 1983 në Berat. Përshkrimi i restaurimit dhe konservimit  të pikturës  murale të vitit 1607 në  Kishën e Shen Mitrit  Kala në Berat.

Në mars të vtit 1983 sektorit  të artit të Degës së Monumenteve të Kulturës në Berat , me restauratorët  Fatmir Thaci , Agron Dingo dhe Fejzi Rama, sipërmarja e tyre,  iu dha për detyrë restaurimi i kishës së Shën Mitrit. Detyrë, qe ka  dëshmuar në këtë  vepër  të rëndësishme të restaurimit, i cili i dha rrugën për të arritur shërimin e pikturës murale dhe për ta  publikuar ate, duke i dhënë mundësinë për ta përshkruar, përmes kontributit dhe punës së bërë, me të cilën është rënë dakord me procedurat e punës sipas nevojës së restaurimit, te  autorizuar nga I.M.K Tirane. Kjo u drejtua në emër të mbikëqyrjes  historike, artistike dhe arkitektonike.

Restaurimi i afreskut ka qenë jashtëzakonisht kompleks për gjendjen e ruajtjes së këtij monumenti,  ku të shqetëson piktura murale,  bërë në vitin 1607, me teknikë afresk.

– Ka qenë në gjendje për të verifikuar se piktura tashmë ishte subjekt i konsolidimit të mëparshëm, duke  e dokumentuar.

-Restaurimi është projektuar për fazat individuale, duke i dhënë prioritet të lartë konsolidimin, konsiderohet shkëputja shumë e madhe e piktures dhe arkitektures

– Për  rinovimin dhe restaurimin në një ndërtesë me vlerë historike dhe artistike, që duhen  marrë parasysh shumë faktorë të ndërlidhura dhe të pandashëm, marrja e  vendimit  për vendin që u dha  për restaurimin dhe kthimin në finale të njëjtën gjë, gjithmonë krijon diskutime të nxehta, probleme nëse nuk është!

Në mungesë të dëshmive objektive, por ajo është shumë e vështirë për të vlerësuar (dhe është pasqyrim i përjetshëm  bërë në punën e restaurimit), ku të fillojë dhe ku të qëndrojnë në anketat dhe hulumtimet historike para dhe pas restaurimit.

Edhe pse gjatë fazës së projektimit është vendosur për të kryer një restaurim thjesht konservator te objektit, qasja e njëjtë ka qenë veçanërisht e vështirë, sepse kemi pasur për të përballuar dhe zgjidhur problemet në të njëjtën kohë arkitekturen, në të cilën është shtuar në nevojën e domosdoshme për të ndërhyrë me forcë në strukturat në mënyrë që të fshihen përgjithmonë çështjet delikate  strukturore dhe statike te mureve në ndërtesë. Kjo tregoi qartë domosdoshmërinë e mbajtjes sa më shumë të jetë e mundur e të dhënave njohëse dhe disa thellësi të ndërtesës, kështu që u zgjidhën më gjerë dhe në mënyrë më të mundshme, të dy çështjet teknike, si ato te afreskut dhe te arkitektures.

Kisha e Shën Mitrit ndodhet në pjesën lindore të kalasë, midis shtëpive të banuara, dhe futet në tipin e kapelave të thjeshta pas-bizantine. Pjesa e naosit në qëndër, më përpara qarkohej nga një hajat i vogël në krahun verior, perëndimor dhe jugor, ndërtim që i përkiste një periudhe më të vonë ndërtimi sesa vetë kisha. Ambienti i kishës nga brenda është i shtruar me pllaka guri – gëlqeror dhe shtuf, të vendosur në mënyrë të çrregullt. Dikur naosi ndahej nga mjedisi i altarit nëpërmjet një ikonostasi druri. Altari përbëhet nga absida gjysmë-rrethore që nuk shkon deri në tokë, me dy kamare katrore (nike) anash saj. Ndriçimi i sallës realizohet nëpërmjet një frëngjie të vogël në murin e absidës dhe nga një baxha e hapur në çati. Hyrja për në sallën qëndrore realizohet nëpërmjet tre dyerve, dy respektivisht në anën jugore dhe veriore dhe, kryesorja, në anën perëndimore. Kjo e fundit është ende një derë me dru origjinal nga faza e parë e ndërtimit. Brendësia e naosit mbulohet në një pjesë të tij nga afreske me motive biblike, me skena në përmasa të vogla që u përshtaten dimensioneve të kishës. Gjithashtu me afresk është veshur edhe pjesa e jashtme e ambientit perëndimor. Mbi hyrjen jugore nga brenda, ruhet ende mbishkrimi, i cili daton ndërtimin e afreskut në vitin 1607. Të gjitha muret janë ndërtuar me gurë gëlqerorë të lidhur me llaç – balte.

Shen Mitri Berat

Për përforcimin e murit jugor nga jashtë është ndërtuar  një piljaster ku është lënë një  mbishkrim  më 1774 Maj , që duhet te jete viti i rikonstruksionit të kishës.

Përkthimi : Ky tempull hyjnor dhe i gjithnderuar ku faleni është shtepi perëndie dhe lutje, kërkush të mos hyjë këtu me të keq {në zemër} dhe të marr mallkimin në vend të bekimit; u pikturua me kontributin e mëkatarit, prift  Dhimitrit dhe ekonomit, famulltar në këtë tempull, dhe me shpenzimet e këtij manastiri. Ju duke  e lexuar  këtë kondeks, lutuni  dhe mos mallkoni zotëritë. (Në 20 shtator viti 1607)

Dyshemeja është e shtruar me pllaka guri gëlqeror dhe shtufi. Kemi dhe kalldrëmin me zaje, i kufizuar me binarë dërrase , në të cilën kanë qenë të vendosur stolat e drurit. Duke parë se piktura e këtij monumenti kishte vlera të veçanta, ku një pjesë e afreskut ish dëmtuar.

Puna e parë dhe e domosdoshme e restaurimit, u krye në sajë të interesimit dhe bashkepunimit të I.M.K në Tiranë në mes të vitit 1982. Masat e parashikuara nuk janë gjithmonë të lehta  dhe te pa ndara nga njëra-tjetra. Ato ishin të ndara në katër faza kryesore  njëra pas tjetrës në mënyrë kronologjike në kohë për konsolidimet  strukturore (arkitektura, plasaritjet, konsolidimi i shtresës se piktures , pastrimi i piktures ). Tani ne kemi punuar nën një çati, ku disa trare u zëvendësuan me të rinj.

Qëllimi i këtij restaurimi dhe funksioni i objekti është për t’u bërë një muze dhe nëpërmjet tij, një proces i rigjenerimit dhe zhvillimit të zonës dhe të trashëgimisë së çmuar  te piktures dhe arkitektures  të qytetit të Beratit.

Shen Mitri Berat

Gjendja e pikturës murale:

Këtij monumenti I’a shton vlerën piktura që zë një sipërfaqe të madhe, vendosur në tri pjesë, faqja Lindore e hapsirës dhe një pjesë e të dy faqeve Jugore dhe Veriore s’ka pikturë (është dëmtuar nga koha ). Në hyrje të kishës nga jashtë, në faqen lindore,  sipërfaqia e murit  është e pikturuar, ndërsa pjesa e pikturës sipër ka rënë (mungon).

Piktura është punuar mbi llaçin e njomë të shtresës së sipërme. Për përgatitjen e shtresës së llaçit,  janë bërë  dy shtresa, është përdorur si bazë  gëlqere  e përzier me fije kashte që ka trashësi 1,5 cm. Piktura në pjesën më të madhe është shkëputur, sepse muri është i ngritur me llaç balte, gëlqerja me baltën nuk lidhet mirë, prandaj ka patur shkëputje.

Piktura në të dy siperfaqet, ka shmangie dhe çarje nga arkitektura  10cm. Sipërfaqia jugore e ka shmangien  e murit nga jashtë, jo të prere, si në  sipërfaqen veriore,  por me bark, pa e dëmtuar pikturën  nga ana estetike.

Në disa skena kishte rënie të pelikulit të ngjyrës, në sipërfaqen veriore në të dy skenat  është dëmtuar nga lagështia e kapilaritetit. Në disa fragmente pjesa më e madhe në sipërfaqen veriore është e lyer me gëlqere. Piktura është e mbuluar me pluhur, nuk është e lyer me vernik. Shtresa e pikturës është e patinuar mirë ku bëhet e mundur pastrimi i lehte i pikturës.  Ka një vështirësi se pluhuri ka hyrë brenda në pikturë, nga që ska qene e lyer me vernik, por është mat.

Piktura që ndodhet jashtë në hyrje të kishes, si rezultat i tymit të zjarrit dhe të qirinjve,  është depoziotuar blozë në sipërfaqen e pikturës. Kjo shtresë e pikturës ka të dëmtuar aspektin teknik të saj. Piktura në përgjithësi  ka shmangie nga muri dhe është e dëmtuar nga agjente të ndryshëm atmosferikë. Disa fragmente të pikturës ishin gati në rënie.

Duke gjykuar nga vizatimi që shohim në shpatull të derës kryesore. Autori  tregohet një vizatues i mirë. Këto dy  vizatime janë  ekzekutuar nga autori i kësaj pikture me shkathtësi  dhe elegance. Në këtë vizatim ndihet kaligrafia e ëmbël e penelit të tij. Piktori ka futur në pikturë  elemente dekorative, bimore, të mara nga jeta për rreth, si lule karafili etj. Medalionet e portreteve i ka kornizuar me një linje të zhdërvjelltë e plastike. Në të nuk ka përsëritje, ndryshe e trajton në një sipërfaqe  dhe ndryshe e trajton në sipërfaqen tjetër, si nga linja ashtu dhe nga dekoracioni.

Masat e mara:

Para se të fillonte restaurimi u bë dokumetacioni grafik  dhe fotografik  në gjëndjen që ish piktura . U vendos të hiqen plotësimet e mëvonëshme, konsolidimet me llaç të cilat ishin bërë pa kritere. Muri Verior  ishte i zhvendosur nga brenda 10cm ku prishte anën estetike të pikturës, ku u vendos të vendosesh në vend.

Arkitektura  e drejtuar nga ing. Genc Samimi me specialistet të drejtuar nga Kapllan Dehari , bënë një punë të shkëlqyer për zhvendosjen e këtij muri. Ky ish një operacion i vështirë se kishim dhe pikturën. U morën masa për mos u dëmtuar piktura , në sipërfaqen e pikturës u vendosen dyshekë me panela dërrase, të lidhur me binarë, u bë shtytja e murit bashkë me pikturën  me disa kriko. Nga jashtë u bë konsolidimi  i murit, në të çarat u lidh me llaç të fortë . Kjo pati rezultat të mirë,  muri sëbashku me pikturën vajtën në vend dhe piktura nuk u dëmtua.  Punimet e arkitekturës  ndihmuan  për nxjerjen në pah  të vlerave të kësaj pikture.

Për konceptimin tërësor të pikturës  dhe për përcaktimin e raportit midis plotsimit të boshllëqeve dhe veprës së artit, u mblodh  konsulta  bashkë me specialistët e Institutit Monumenteve Kulturës në Tirane,  ku vendosen :

Plotësimi i boshllëqeve në pikturë të lihet 2mm më thellë nga sipërfaqja e pikturës, për ta nxjerë më mirë në pah. (Me këtë kriter u ndoq gjithë plotësimi ku mungonte piktura ). Plotësimi i këtyre boshllëqeve u bë në tri shtresa, shtresa e parë dhe e dytë, rëra u la me ujë  dhe u përzie me gëlqere në raportin  një me një. Sipërfaqa e shtresës së parë u njom mirë, e cila krijoi kushte për lidhjen e qëndrueshme të shtresës tjetër. Shtresa e dytë e suvasë u shtrua me trashësi pak më të hollë se shtresa e parë .

Kurse shtresa e fundit, e treta u përgatit në raportin nje pjesë pluhur gur smërçi dhe një pjesë gëlqere të stazhonuar. Kjo përgatitje u pastrua dhe u sit imët, për të nxjerrë një sipërfaqe të lëmuar, kjo u shtrua  mbi shtresen e dytë mbasi ish ngurtësuar plotësisht. Kjo sipërfaqe u bë shumë e lëmuar me një ngjyrë të ngrohtë, si dhe u  la sipas konsultës 2 mm më thellë nga sipërfaqa e pikturës. Për të bërë shtresën e tretë dhe të fundit para se të fillonim u bënë 3-4 prova për të parë rezistencën dhe ngjyrën. Kjo punë e mirfilltë , plotësimi i pikturës me suva  të re, u realizua nga specialisti që kishim në sektorin e artit, Fejzi Rama .

Kjo sipërfaqe është lënë për më vonë,  ku do behet integrimi që do të përshtatet më mirë me pikturën. Në këtë rast, procedura e vetme për tonimin, duke e lënë, nuk janë bërë ndërhyrje të plota pa e prekur estetikisht, por vetëm një ngjyrë të lehtë që koordinon me pikturën.

Më vonë në kompleks është rehabilitimi i piktures. Sot, gjithashtu shohim plotësimin e pikturës me suva të bardhe që më vonë do të retushohet, në mënyrë që të ketë një harmoni të plotë në sytë tanë. Ajo do  diskutohet  gjerësisht nga konsulta me restauratore dhe  historianë, dhe nuk kemi mbërritur ende në një zgjidhje. Ky operacion është pjesa perfundimtare e pictures.

Ndërhyrjet që u bënë në mënyrë mekanike me bisturi mbi pikturë, në kuadrate të vogla , kundrejt  lyerjes me llaç sipër pikturës, ku ishin bërë plotësimet në çarrjet e pictures. Pjesa më e madhe e pikturës që ishte shkëputur pjesërisht nga muri u përforcua dhe u fiksua. U bë  zhvendosja e disa fragmenteve të pikturës në sipërfaqen perëndimore mbi derë që ishin gati në rënie. Këtë zhvendosje e pamë shumë të domosdoshme. Në këtë rast piktura ish shkëputur me tërë suvane. Shkëputja u bë me bisturi nëpërmjet të çarave që kish piktura,  ku u prenë fijet e kashtës. Këto pjesë të shkëputura të pikturës, u vunë në një tavoline. Para se të rivendoseshin këto, u bë pastrimi i sipërfaqes së murit në vendin ku do rivendoseshin copat e pikturës.

Ngjitja e piktures u bë me llaç në raportin një rërë me dy masa gëlqere. Fragmentet e pikturës që u ngjitën u vunë në kompesatë të trashe me pambuk për ta mbajtur deri sa u tha llaçi, kurse pjeset e tjera në sipërfaqen perëndimore u përforcuan pa e shkëputur pikturën , u bënë dhe injektime me Kaseine në disa boshllëqe që kish piktura. Mbasi u bë analiza e ngjyrës nga kimistja në sektorin e artit të I.M.K Tiranë nga Marjeta Beci,  u vendos  të bëhej pastrimi i piktures :

Pastrimi i pikturës nga pluhurat në fillim u bë me furçe të butë, te thatë, kurse pastrimi nga nxirjet, papastërtitë u bë me ujë të distiluar me 5% amoniak. Nga pastrimi që i u bë pikturës, doli në pah dhe duket qartë. Në këto sipërfaqe në fasadën jashtë në hyrje  dhe në një pjesë brenda , duhet  theksuar se leximi i afërt i pikturës tregon një  demtim nga lagështia , kjo ka favorizuar nxitjen e degradimeve që dalin nga siperfaqet  më të dobëta.

Edhe veprimi mekanik i shiut  dhe ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë kshin të preferuar te dalin keto  fenomene  të degradimit  të shtreses se ngjyres, ku rezultati duket qarte dhe në të dy fotot. Në sipërfaqen jashtë demtimi shkon në masë më të madhe  të pikturës, se është  në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën jashtë ,

Restaurimi u bë për  këto arsye të kushtëzuara  me marrjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave, nëpërmjet të cilave është e mundur për të kalibruar, ku u be dhe ky trajtim.

U bë fiksimi  i pelikulit të ngjyrës së pikturës në dy skenat dhe gjithë sipërfaqja jashtë në hyrje, që ishin dëmtuar nga lagështia e kapilaritetit. Përgatitja e fiksativit  Bedakryl  +Toluen në masën 1 me 10 ky fiksativ nuk lë shkëlqim ku e lidh dhe mirë melikulin e ngjyrës, u fiksuan dhe skicat në shpatull të derës, sepse ishin vizatuar në suva të thellë  dhe kur i pastruam, patëm kujdes se fshiheshin (u pastrua pa fërkim me tampon pambuku).

Një fiksativ i mirë i qëndron sulmeve të mykjeve dhe të mikroorganizmave në përgjithësi . Kjo pikturë doli në pah në sajë të ndërhyrjeve konservuese, kryesisht për forcimin, konsolidimin dhe pastrimin e saj .

Me trajtimin dhe pastrimin u arrit që piktura të zërë vendin e vetë në tërësinë arkitektonike të monumentit. Me këto punime restauruese monumenti fitoi shumë si nga ana konservuese dhe estetike .

Në të gjitha këto procese që u bënë, u arrit që ky monument të lexohet qartë  nga vizitorët dhe të nxjerë në evidencë vlerat artistike dhe historike që do të shërbejnë për njohjen e trashëgimisë kulturore të Beratit në shekuj.

Restaurimi i vitit 2018 DRKK në Berat

Ndërhyrje emergjente në afreskun e Kishës së Shën Mitrit, lagjia Kala. monument kulture kategoria e pare .

Specialistët e sektorit të artit të DRKK-Berat Altin Tabaku dhe Miltjadh Bibo prej disa ditësh janë duke punuar në afreskun e kishës së Shën Mitrit. Ndërhyrja konsiston në konsolidimin e shtresës së suvasë me shtresën përgatitore në pjesën e hajatit. Një punë sa delikate dhe e domosdoshme për mbrojtjen e afreskut në kushtet e vështira të temperaturave të ulëta dhe lagështirës të muajve të dimrit.

Ndërhyrje u bënë dhe në çatinë e hajatit të kishës së Shën Mitrit

Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK-Berat janë duke kryer punime për qeramosjen e çatisë dhe zëvendësimin e elementëve drusorë të degraduar.

Foto Zamir Marika  Viti 1989 ,Agron Dingo duke restauruar  pikturen murale  pikturuar nga i biri i Onufrit, Nikola, ne kishen  e shen Merise (Vllaherna ) Kala Berat,

Shkruajti:

Agron Dine

Agron Dingo Piktor restaurator Athinë