6 Janar 2024

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte i ftuar dje në një media, teksa theksoi se krijimi i një federate të opozitës mund të krijojë një panoramë të re. “E tashmja nuk është e mirë. Siç e kemi parë, e copëzuar, pa një qëllim.

Natyrisht as e ardhmja nuk mund të jetë shumë e mirë. Nëse krijojmë një konfederatë të opozitës ndoshta mund të kemi një panoramë tjetër, duke pasur parasysh edhe kohëzgjatjen e mazhorancës përfshirë korrupsionin.

Kjo nuk mund të mjaftojë.

Nuk rrëzohet qeveria nga zullumi i vetë. Ajo mund të riciklohet.

Ata që shohin veten, të kenë ego të jenë ballë të angazhohen dhe ndoshta edhe në të ardhmen mund të kemi një lider.  Lider i opozitës është Berisha që është i izoluar dhe Basha me atë pjesën e vogël, nuk mund të vijmë në pushtet në vitin 2025. Bardhi është mundur të çedojë nga personaliteti i vet, është gati të dalë në radhë të dytë pasi s’kanë asnjë perspektivë për të ardhur në pushtet. Mund të bëhen deputetë, por nuk vijnë në pushtet”, deklaroi Duka.

Gazeta Sot