Agron Duka: – Në Shqipëri gëlon korrupsioni, rezoluta e PS pjesë e maskaradës propagandistike
1 Qershor 2024
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka ka komentuara situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Duka shpreh bindjen se në Shqipëri gëlon korrupsioni, ndërsa rezolutën e Partisë Socialiste kundër korrupsionit e cilëson pjesë të maskaradës propagandistike të kësaj partie. Më tej zoti Duka ka treguara edhe recetën si bashkohet opozita dhe pse ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Sipas tij, bashkimi i opozitës është arma kryesore për të luftuar korrupsionin dhe për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri.
-Zoti Duka, si e shikoni rezolutën e PS kundër korrupsionit? Zëra nga opozita akuzojnë shumicën socialiste se përmes këtij komisioni do të kontrollojnë drejtësinë…
Politikisht, por dhe moralisht që kjo nismë të bëhet e besuar duhet të vinte nga opozita si një nga mjetet për të goditur korrupsionin dhe skandalet ekonomike të pushtetarëve që po gërryejnë themelet e shtetit. Pozita parimisht i ka të gjitha mjetet për të luftuar e reduktuar korrupsionin, i cili gëlon kryesisht në radhët e veta. Nëse kjo bëhet për arsye të tjera po e rezervoj komentin tim. Gjithsesi jam i bindur që ngritja e një komisioni të posaçëm për të luftuar korrupsionin me përbërje vetëm nga PS nuk i shërben aspak as reformës në drejtësi dhe as funksionimit të pavarur te SPAK&GJKKO.
-Ju do pranoni të bëheni pjesë e këtij komisioni?
Do bënte sens që të merrnim pjesë nëse në këtë komision opozita do kishte shumicën e anëtarëve të tij dhe drejtuesin e komisionit. Me kushtet që është miratuar komisioni prania e opozitës është inefiçente dhe reduktohet vetëm me të drejtën e saj për të kundërshtuar aktet e komisionit dhe për ta bërë atë pjesë të maskaradës propagandistike të PS.
-Opozita duket se ndodhet në kaos, për shkak se brenda PD zien debati se kujt i takon drejtimi i saj, grupit të Berishës apo të Bashës. Keni një koment?
Natyrisht qe edhe ky proces e dëmton PD, si pasojë edhe opozitën, por gjithsesi nëse aktorët opozitar do të harxhojnë energjitë për luftimin e këtij regjimi autoritar efekti sigël do minimizohej.
-Keni një recetë si bashkohet opozita?
Sigurisht që po. Unë mendoj që vetëm bashkimi i të gjithë faktorëve opozitar duke tejkaluar interesat individuale dhe forcave të veta politike është e vetmja rrugë që mund të ngjallë shpresën e një rotacioni politik. Vetëm një opozitë e bashkuar pavarësisht optikave të ndryshme për disa gjera, por me një qëllim kryesor rrëzimin e kësaj qeverie të konsumuar e të korruptuar është e vetmja rrugë. Nga tryezat e partive opozitare duhet të dalim me vendime të përbashkëta duke i ofruar shqiptarëve një program të ri qeverisës me njerëz të rinj të paprovuar nga qeveritë e mëparshme. Nëse elektorati, SOVRANI, shikon të opozita një alternativë ndryshe, bëhet natyrshëm pjesë e saj.
-Ju më kë do bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme?
Sigurisht ne se kodi zgjedhor nuk do ishte diskriminues PAA do garonte me siglën e saj por ne se kodi nuk ndryshon gara me vehte jo vetëm që behet shume e vështire por matematikisht shkon ne dem te opozitës, prandaj është akoma shpejt për ta vendosur pa ditur rregullat e lojës.
-A besoni se në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me Kod të ri Zgjedhor?
Me atë që shoh deri tani nuk më bindë se ka vullnet nga palët për ta ndryshuar kodin dhe heshtja e institucioneve ndërkombëtare që na asistojnë në këtë drejtim, është jo vetë e kritikueshme, por edhe e papranueshme. Megjithatë opozita nuk duhet të tërhiqet nga përpjekja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
-SPAK pre disa kohësh është kryefjala e ditës, pasi po godet majtas dhe djathtas. A mendoni se në Shqipëri ka ardhur koha e pandëshkueshmërisë?
Besoj se po, pavarësisht që në disa raste te krijohet përshtypja sikur ka ngadalësim dhe selektim te disa çështjeve qe kërkojnë gjykim, por çdo gjë do kohen e vetë të maturimit dhe unë besoj që, nëse ata që mendojnë se i krijuan këto struktura të posaçme nuk janë penduar dhe nuk marrin iniciativa ligjore për të zhbërë ato, mund dhe shpresojmë të themi që ka ardhur koha e pandëshkueshmerisë.
-Po situatën në të cilën ndodhet Ilir Meta dhe Sali Berisha si e shihni. A e kanë mbyllur ata ciklin në politikë?
Unë nuk mendoj që mund të përcaktoj ciklin politik të kërkujt. Politika ndryshe nga sporti që ka një limit moshë vlerësohet nga votuesi, padyshim edhe nga ambicia dhe dëshira, por këto të fundit nuk kanë vlerë pa vota.
Intervistoi: Rigels Seliman