Agron Duka nuk përmbahet sërish ndaj Ramës: – E gjetëm klysh, të palarë e të uritur, tani po na kafshon
Agron Duka nuk përmbahet sërish ndaj Ramës: – E gjetëm klysh, të palarë e të uritur, tani po na kafshon
8 MARS 2021
Agron Duka i është kundërpërgjigjur sërish Edi Ramës, pas ironisë së përdorur nga kryeministri në drejtim të kreut të Partisë Agrare Ambientaliste.
“Kena pas dikur nji qen bastard. E gjetëm klysh, të palarë e të uritur. Loznim e përkëdhelnim dhe e ushqenim të gjithë, se na dhimbsej. Erdhi një ditë që jo vetëm na lifte të gjithëve ne, por kur u plak, donte edhe me kafshu!!”, shkruan Duka.
Më herët kreu i qeverisë duke iu referuar Agron Dukës, tha se ky i fundit e justifikon emrin e partisë me faktin që jeton me tagjinë e SHQUP-it.
“Agron Duka që do mbetet në historinë e estradave shqiptare, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori për asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ia justifikon emrin vetëm me faktin që ai jeton me tagjinë e SHQUP-it, në pritje që Luli ta ribëj pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares përfaqëson aq pula, zogj dhe vezë saqë për kotec i shkon vetëm ministria e Ushqimit”, u shpreh Rama.
Gazeta Sot