Agron Shehaj: – Adriatk Lapaj ka marrë para nga një kompani që është nën hetim nga SPAK-u
5 Shkurt 2025
Ditën e sotme kanë zier të gjitha portalet nga një akuzë që Agron Shehaj i ka bërë në diastancë, Adriatik Llapajt dhe lëvizjes së tij politike.
Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, ku ndër të tjera u shpreh edhe se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
“Unë kam kohë që kam ngritur çështjen e financimit të partive politike dhe transparencën për këto parti, sidomos për të rejat, se të vjetrat që nuk janë transparent e dimë.
Partitë e reja, që pretendojnë që janë të reja dhe të jenë ndryshe, minimalisht duhet të tregojnë se nga financohen.
Thjesht ngaqë për këtë gjë jam sulmuar, duke më thënë që ti mendon se politika ka nevojë për para dhe se pa para nuk bëhet. Duke më thënë se të gjithë duan lekë nga ty, thjesht tregova që ka fakte publike që tregojnë se Adriatik Llapaj ka marr para nga një kompani që është nën hetim nga SPAK-u për pastrim parash.
Këtë gjë qytetarët e kuptojnë vetë, të marrësh 45 milion lekë nga një kompani që akuzohet për pastrim parash, nëse për një politikan është gjë normale se për një avokat mund të jetë gjë normale.
Nuk është shkelje ligji nëse SPAK-u nuk e verifikon që ti ke pastruar para. Mbase nuk ka prova që ky ka pastruar para bashkë me ta.
Por, për politikanën funksionon ndryshe. Ti duhet të jesh dhe të dukesh transparent dhe i papërlyer. Sepse kur ke të bësh për lloj lloj njerëzish ne nuk e dimë se sa e thellë është kjo njohja dhe ser çfarë ndikimi ka kur merr një post publik”, u shpreh Shehaj.