Agron Shehaj i drejtohet Spiropalit: – Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancë
31 Tetor 2024
Deputeti i pavarur Agron Shehaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali u përplasën gjatë seancës plenare në Kuvend. Spiropali i kërkoi Shehajt të sqarojë arsyen e fjalës, ndërsa ai insistoi për procedurë.
Ndërhyrja e Spiropalit e tensionoi situatën, me Shehajn që e akuzoi për sjellje partizane. Ajo e quajti qëndrimin e tij “poza TikTok” dhe e cilësoi populizmin e tij si “banal”.
Debati:
Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?
Agron Shehaj: Për procedurë
Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi)
Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë
Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku
Agron Shehaj: Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..
Elisa Spiropali: Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë
Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës
Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?
Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni
Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.