”Ahmetaj dikur ishte armiku i opozitës, kurse tani thotë të vërtetën”. – Gazetari i njohur zbulon detajet: Ja gafa që bëri Rama
4 Qershor 2024
Gazetari, Anri Bala i ftuar në një emision televiziv u shpreh se opozita ka një problem me raportin me të vërtetën dhe se Ahmetaj dikur ishte njeriu më i korruptuar dhe krahu i djathtë i Ramës ndërsa sot është personi që thotë të vërtetën kur bëhet fjalë për të sulmuar opozitën.
Bala: Arben Ahmetaj sot është i akuzuar për disa vepra penale.
Dikur ka qenë armiku i përbetuar i opozitës.Njeriu më i korruptuar, krahu i djathtë i Edi Ramës.
Sot është personi i cili thotë të vërtetën kur bëhet fjalë për të sulmuar Edi Ramën.
Unë kam një problem me raportin me të vërtetën që ka opozita.
Që tek pjesa ku tha që Edi Rama na rrahu avokatin.
Gafa e Ramës tha që mos të bazohemi mbi akuzat e një personi që e ka lëshuar karrigen e ngrohtë të pushtetit.
Atëherë nuk kam pse të besoj asnjë person që lfet nga karrigia e ngrohtë e pushtetit.