Jaho Brahaj: – Dosja për në UNESCO punë e lavdërueshme por gjysmake, ne duhet të kemi një Ministri Kulture që t’i shërbejë trashëgimisë. Interviste.

Gazeta Sot, 6 prill 2021

Ministria e Kulturës duhet që t’i shërbejë trashëgimisë sonë. Sipas studiuesit Jaho Brahaj puna nuk quhet vetëm me plotësimin e dosjeve për në UNESCO, edhe pse ai e vlerëson. Studiuesi Brahaj shprehet se flitet për dosje që do të dorëzohen në UNESCO, por veprimtari apo studime që kanë lidhje me xhubletën apo dukuri të tjera kanë munguar. Reagimi i studiuesit të njohur vjen në një kohë kur nga Ministria e Kulturës pak ditë më parë u bë me dije, se u firmosën më datë 30 mars formulari shoqërues i dosjeve për kandidimin e dukurisë së “Kcimit të Tropojës” për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” (lista përfaqësuese e dukurive të trashëgimisë kulturore jo materiale te njerëzit) dhe dijebërjes së xhubletës për në listën e dukurive në rrezik (Urgent Safeguarding List).

Studiuesi Jaho Brahaj thotë se me rëndësi është dhe për të menduar dhe për çfarë bëhet sot për ta përcjellë këtë trashëgimi te brezi i ri. “Bërja e dosjes është një punë e lavdërueshme, por një punë gjysmake, sepse puna konkrete duhet të bëhet në vendin tonë për ruajtjen e trashëgimisë, ruajtjen e xhubletës, për ruajtjen e dijenive, për regjistrimin e atyre dijenive të gjitha, me dosje të plota e me imtësi. A kemi ne studime për motivet e xhubletës, që kanë përmbajtje kulti, përmbajtje mitologjike dhe estetike sepse janë ngjyrat e ndryshme, etj?

Çfarë bëjmë ne që brezi i ri që po rritet ta njohë si pasuri të tijën dhe të trashëgohet dhe tek brezat, që vijnë si dashuri në vazhdimësi?”, shprehet Brahaj në një reagim të tij. Me rëndësi sipas tij është të dihet dhe pse ka ekzistuar xhubleta deri në ditët tona. Studiuesi Brahaj thotë se ajo erdhi deri në ditët tona, sepse jetonte mjedisi ku ajo mund të gjallonte. “Ka qenë koha, mënyra e banimit, komunitetet që kanë qenë të mbyllura, por dhe teknologjia që nuk kemi pasur industri dhe çdo gjë prodhohej në shtëpi, që u arrit të ruhej xhubleta deri në ditët e sotme. Por çfarë bëjmë sot për këto? Asgjë”, shprehet ai.

Jaho Brahaj

Intervista:

Xhubleta është një pasuri e jashtëzakonshme me rrënjë, që nga lashtësia. Por ne sot kemi një Ministri Kulture që nuk duhet të mjaftohet vetëm me dosjet për në UNESCO, pasi kanë munguar dhe studimet më parë. “Dosja” për xhubletën është përgatitur, por për të nuk është bërë asnjë aktivitet, veprimtari apo studim tjetër. Është vetëm dosja për ta çuar jashtë. Për detyrat që kemi ne këtu brenda vendit për trashëgiminë askujt nuk i ka rënë mendja. Ne duhet të kemi një Ministri Kulture që duhet ti shërbejë trashëgimisë sonë”.

UNESCO mund të japi mendime dhe kontribut financiar per konservimin dhe restaurimin për ekzemplarë të rrallë, apo ndonje projekt, por shteti ynë me fondet që ka duhet të tregojë më shumë vëmendje për trashëgiminë tonë, pjesë e së cilës është dhe xhubleta shqiptare.

“Edhe nëse e miraton UNESCO, kam besim qe do e miratoje, mundet të ofroji dhe ndonjë projekt për ta studiuar, por ne si shtet që kemi Ministri Kulture, që ka dhe fondet çfarë bëjmë për këtë pasuri të trashëgimisë sonë? Asgjë. A kemi ne sot një qendër muzeale ku mund të njihet e te shikojë qoftë një qytetar i Shqipërisë apo dhe një i huaj xhubleten dhe tipet me larmine e zbukurimeve e simboleve te saja dhe të njihet me çfarë është xhubleta? Cili eshte “shpirti” i saje. Si punohet, cilat janë mjetet dhe punishtet, teknologjine tradicionale te vecante te ngjyrosjes, proceset e rradhen e punes etj. qe nga perzgjedhje e materialit te leshte, llojet e tjerrjes etj. Detyre tjeter eshte ruajtaja e struktures se xhubletës, a e ruajme ashtu si na ka ardhur nga Parardhesit Tone, apo me deformime e nganjehere edhe duke i nderruar (ngaterruar) pjeset e saja dhe duke i shtuare dhe materiale e aksesor sipas shijeve te sotme me deformime, duhet të ruhet siç ka qenë. Per kete duhet te kemi një qendër muzeale ose muze dhe kjo t’i shërbejë njohjes me kete pasuri tek brezit i ri”.

Xhubleta ka strukturen e pamjes se jashtme interesante me prejardhje mijravjecare, por nuk eshte vetem kjo. Ajo eshte nje Ekspozite e Galeri Arti me motive te lashta ne levizje ne trupin e gruas shqiptare te Alpeve.

Kjo galeri dhe ekspozite eshte e pasur ne variantet e ndryshme me tabllo arti shume te mocme me motive grafike qe kane perngjashmeri dhe linja grafike me motive-simbole te lashta qe i gjejme qe nga kohet e mugeta te historise, madje edhe me ngjashmeri me pikturat e artit te shpellave qe shkojne ne 4000-5000 vite.

Le qe nuk kemi studime per motivet kultike e mitike qe mbart xhubleta, por ne nuk e kemi as te dokumentuar dhe kataloguar kete pasuri per u patur zili e tregues i lashtesise se popullsise qe e trashegoi dhe vlere per Ballkanin dhe Europen.

Ceshtje shume emergjente eshte tipologjia e Xhubletes se Ngushte e praktikuar ne kryesishte ne zonen e Pukes, e cila po zhduket, ruhen shume pake ekzemplare sa mundet ti numerojme me gishtat e duarve. E pra studiuesit jane shprehur ne studimet e tyre se kjo tipologji eshte me e lashta. Ne pergjithesi keto jane detyrat tona si institucone, ku duhet te orientoje punen Ministria e Kultures dhe shoqeria. Une edhe me pare jame shprehur, qe para se UNESCO te certifikoje xhubleten duhet ne shqiptaret ta njohim, studiojme, katalogojme dokumentojme e popullarizojme. Eshte pasuri e Jona.

Nga JULIA VRAPI