“Ai merrte 2 miliardë dollarë në vit nën tavolinë nga SHBA”. – Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë
“Ai merrte 2 miliardë dollarë në vit nën tavolinë nga SHBA”. – Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë
12 GUSHT 2021
Iniciativa ‘Open Balkans’ shpesh është analizuar ‘Open Balkan’ si një tentativë i krijimit të një versioni të moderuar i botës serbe, por Ngjela është skeptik.
“Titoja merrte 2 miliardë dollarë në vit nën tavolinë nga SHBA në kohën e Jugosllavisë për vetë administrimin e vendit , në funksion anti rus. Por serbët nuk janë thjesht antiamerikan, janë pro rus. Sot është konceptuar, e ka thënë dhe Vucic, që në Ballkan vetëm bota shqiptare është tërësisht pro amerikane, ndërkohë që Gjermania nuk e ka problem këtë pjesë, Berlini thjesht do që t’i hapet treg Serbisë dhe që t’i rikthehen investimet me miliarda euro që ka bërë në atë vend”, tha Ngjela.
“Duke analizuar këto aspekte, në qoftë se nuk pranon Kosova, bie Serbia. Kosova varet nga Uashingtoni, që i ka dhënë lirinë. Por fakti që politika amerikane nuk po flet, varet nga faktorët e mësipërm”, thotë ai.
Ngjela mendon se “me iniciativën e shkëmbimit të territoreve, humbet Shqipëria e Madhe, bashkimi i trojeve nuk ndodh më. Por amerikanët e kanë koncept se një Shqipëri e Bashkuar krijon një entitet pro amerikan të fuqishëm në Ballkan. Në Kroaci ishin amerikanët që krijuan reformën në drejtësi, të njëjtën gjë po bëjnë edhe në Shqipëri. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE, merr me vete edhe Kosovën”, u shpreh Ngjela.