Aishe Stari (1940). Aktore. Lindi ne Durres, me 21 maj. Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te arteve*, dega e drames, ne vitet 1960-1964. Filloi pune ne Estraden Profesioniste te Durresit* duke u bere nje nga aktoret me simpatike te kesaj trupe si dhe ne mbare vendin. Luajti mjaft role ne zhanre e lloje te ndryshme te teatrit te estrades si ne komedi, skece, monologe, dialoge, pantomime, kuplete e parodi.
Aishe Stari ka mbajtur per nje kohe te gjate edhe emisionin radiofonik te perrallave per femije, si interpretuese kryesore, ku spikati talenti i saj i vecante per te krijuar nepermjet imitimit nje galeri personazhezh nga bota e animuar e kafsheve apo tip ate llojllojshem: ne profesione, ne mosha, ne sekse, ne te folmet e ndryshme krahinore.

Aishe Stari

Pervec skenes se estrades, te teatrit dhe emisioneve te radios e televizionit ajo ka luajtur edhe ne kinematografi, me disa role te vogla si ne filmat Udhetim ne pranvere, Fijet qe priten, Fundi i marrezize, Dashuri me krismat etj. Mban titullin “Artiste e merituar”