Ajo e shtron tryezën njësoj, me shpresën se dikush ndonjë ditë do të kthehet.
Ajo e shtron tryezën njësoj, me shpresën se dikush ndonjë ditë do të kthehet.
Të jetosh me dhimbjen dhe mos e lejosh të venitet…
Një portal i huaj online, dedikuar imazheve të rralla historike në mbarë botën ka publikuar një foto që prek më së shumti popullin shqiptar.
Bëhet fjalë për foton e një nëne kosovare, ulur në tryezë, së bashku me kujtimet e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj të vrarë në Luftën e Kosovës në vitin 1999.
Kjo foto është shkrepur në Gjakovë, në një nga qytetet që u shkatërruan më së shumti gjatë luftës, pasi fotografi Artan Korenica dëgjoi për historinë e kësaj nëne.
Bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët u rrëmbyen në 27 mars 1999 nga një sulm ushtarak serb dhe ishte zakon që ushtarakët t’i ndanin meshkujt nga femrat.
Burrat zakonisht vriteshin dhe hidheshin në varre masive, shkruan portali, ndërkohë që dy prej fëmijëve të saj u gjetën në një prej këtyre varreve.
Ndërsa dy të tjerëve, edhe sot ende nuk u është gjetur trupi.
Ajo, si shumë të tjera në Kosovë ka lënë çdo gjë të paprekur në shtëpi, që pasi familjarët e saj u rrëmbyen nga serbët.
Ajo gjatë gjithë kësaj kohe e shtron tryezën njësoj, për të gjithë ata, me shpresën se dikush ndonjë ditë do të kthehet.
j.l./ dita