AKEP shkel ligjin. Organizatat jo qeveritare detyrohen te lene disa domaine ne hapesiren .AL –
AKEP shkel ligjin. Organizatat jo qeveritare detyrohen te lene disa domaine ne hapesiren .AL –
Nga: Zef Preci. –
Eshte nje praktike tashme e njohur ne rregullimin te tregjeve ne vendin tone ajo qe njihet edhe si “ristrukturim i tregut me forcen e ligjit”, dmth duke mos lejuar veteregullimin nepermjet “lojes se lire” te tregut, ose duke perfshire entet rregullatore ne ushtrimin e veprimtarive te cilat ligjerisht duhet te ushtrohen nga subjektet juridike apo operatoret ekonomike te mbikqyrur prej tyre (ne sektoret e rregulluar te tregut). Keshtu shfaqet nje tipar tjeter i sjelljeve te ngjashme te rregullatoreve te tregjeve ne vendin tone – ne vend qe te lehtesojne zgjerimin e tregut, vendosjen e normave dhe standardeve te ngjashme me vendet e BE se enderruar, merren me ndarjen dhe rindarjen e tregjeve ekzistuese. Kjo shpjegon perse me ndryshimin e maxhorancave ndryshojne edhe disa kompani biznesi me te afishuara prane maxhorances paraardhese duke ju “lene radhen” per pasurim te shpejte fale ushtrimit te pushtetit kompanive te preferuara te maxhorances se re, ose perse komuniteti i biznesit behet perhere dhe me qafeperkulur ndaj pushtetit te radhes, duke ju larguar keshtu edhe cdo standardi formal te nje ekonomie te lire te tregut.
Ceshtja qe me terhoqi vemendjen ne lajmet ekonomike te dites se sotme eshte debati i percjelle nga Monitor mbi nje nderhyrje te AKEP ne tregun e domain-eve, nga e cila lindin edhe disa paqartesi, pikepyetje e pse jo edhe dyshime. Keshtu, procesi konsultues duket se ka qene formal apo i pamjaftushem, argumentet mbi nevojen ne ndryshimeve te tilla kufizuese (edhe se ne vendimin e cituar nga Monitor thuhet se kjo nuk eshte vertete) dhe per shkakun perse ky ent rregullator vendosi te luaje si nje ofrues direkt i sherbimit te rregjistrimit te domains mungojne, analiza mbi pasojat ne kompanite e ligjshme qe ofrojne deri me sot kete biznes mungojne, referenca ne modelet e vendeve te BE-se mbi procedura te ngjashme mungojne, referenca apo konsultimi me Autoritetin e Konkurrence mbi bazueshmerine ne modelet me te mire te rregullimit te konkurrences dhe lirise se tregut ne kete fushe mungojne, etj. Nderkaq, duke u kthyer pas ne kohen, ne nje debat disi te cuditshem mbi kontrollin e “faked news”, kam te drejte te dyshoj se po krijohen mekanizma apo rrjete kontrolli mbi rregjistrimin dhe licensimin dhe per rrjedhoje edhe mbi lehtesine me te cilen qarqe te caktuara mund te kontrollojne apo te pengojne fjalen e lire ne portalet e ndryshme.
Ne keto kushte, mendoj se ky vendim ka nevoje te rishikohet, te sqarohet dobia apo interesi publik baze ne teresi, dhe sidomos bazueshmeria Kushtetuese e ligjore, si dhe te vehen publike pritshmerite e nje nderhyrjeje te tille duke mos harruar se “licensimi mbasi licensimit” dmth detyrimi per lincensim te dyte te biznesve apo perfshrija e vet entit rregullator ne ofrimin e sherbimit krahas operatoreve te tjere qe jane ne aktivitet prej disa vitesh perben pozicionim “sui generis” te nje rregullatori te tregut si dhe nje barriere tjeter ne treg, gje qe bie ndesh me angazhimet programore te qeverise si dhe nuk i sherben permiresimit te klimes se biznesit, gje per te cilen vendi ka nevoje me shume se kurre.
Zef Preci