Akili i falej Zeusit Pellazgjik të Dodonës. –
Nga Aristotel Mici –
Në veprën e tij monumentale “Historitë” Herodoti na përshkruan mjaftë hollësira rreth Orakullit të Dodonës dhe banorëve për rreth saj. Historiani më i vjetër i botës aty na njeh edhe me pellazgët, duke i konsideruar ata jo vetëm si më të herëshëm se helenët, po edhe që kanë ndihmuar në formimin e tyre kulturor dhe shpirtëror, krahas ndikimit egjyptian.
Me fjalët e tij Herodoti do të përforcojë idenë se jo të gjitha zakonet Helenët i kanë marrë prej egjyptianëve. “Siç do ta shpjegoj, – shkruan ai,- gjithë zakonet helenët nuk i kanë marrë prej egjyptianëve, po prej pellazgëve. Prej pellazgëve kanë marrë edhe gdhendjen e shtatoreve të Hermesit… . Më parë, siç kam dëgjuar në Dodonë,- vazhdon të tregojë Herodoti,- pellazgët gjatë të gjitha flijimeve që kryenin u luteshin “perëndive” pa përmendur ndonjë emër, a po epitet të veçantë, sepse nuk kishin dëgjuar ende për gjëra të tilla……. Shumë kohë më pas mësuan emrat e perëndive të ardhura prej Egjiptit- përveç atij të Dionisit, të cilin e mësuan shumë më vonë. Pas një farë kohe u këshilluan me orakullin e Dodonës, që është orakulli më i lashtë i Heladës dhe atëherë ishte i vetmi.1 Pellazgët e pyetën orakullin nëse duhet t’i pranonin këto emra perëndish që u patën ardhur prej barbarëve. Orakulli u tha se duhej t’i pranonin. Dhe pikërisht qysh atëherë ata përdornin emrat e perëndive, kur kryenin ritet e tyre. Edhe këto veprime helenët i kanë trashëguar prej pellazgëve.”2 “Por vetëm dje ose pardje, si të thuash, helenët mësuan prejardhjen e çdo hyjnie. Me që mendoj se Homeri dhe Hesiodi kanë jetuar jo më shumë se katërqind vjet para meje, ishin ata që krijuan një teogoni (pemët e familjes së perëndive) për botën helene, pra ata u dhanë emra atyre, caktuan nderet për ta dhe fushat që mbulonin dhe na thanë ç’pamje kishin.
Nga këto që zura në gojë më sipër, pjesa e parë e tyre janë pohime të priftëreshave në Dodonë, kurse e dyta, ajo që i përket Hesiodit dhe Homerit, është mendimi im.” 3
Është kuptimplot fakti që Herodoti po thuajse në të gjitha rastet, kur pikëtakohen ndërveprme midis pellazgëve dhe helenëve, të parët, pra pellazgët i konsideron si pararendës të helenëve, gjë që duket edhe në faqet e librit të VII të veprës, në parag. 95, të këtij libri shohim:
Është kuptimplot fakti që Herodoti po thuajse në të gjitha rastet, kur pikëtakohen ndërveprme midis pellazgëve dhe helenëve, të parët, pra pellazgët i konsideron si pararendës të helenëve, gjë që duket edhe në faqet e librit të VII të veprës, në parag. 95, të këtij libri shohim:
“Edhe banorët e ishujve të Egjeut kishin prejardhje pellazge, po më vonë u quajtën jonianë për të njëjtën arsye si edhe jonianët e dymbëdhjetë qyteteve, që ishin shpërngulur nga Athina”.
Duke lexuar Herodotin, gjithnjë të bije në sy mendimi i tij për t’i quajtur fiset helene si akejt, athinasit, jonianët me origjinë pellazgë siç thotë edhe paragrafi, që pason: “Në kohën kur pellazgët zotëronin atë që tani quhet Heladë, athinasit një popull pellazgë, quheshin kranaj 4(nënvizimi im, AM).
Nga fjalët e cituara dhe të vizuara më sipër, që lexohen në paragrafin 44, Lib. VIII, nuk është e vështirë të dalim me tre deduksione:
1)Së pari, Herodoti na tregon se ajo, që në kohën e tij, quhej Helladë, dikur ka qenë vend i zotëruar nga Pellazgët.
2) Së dyti, “athinasit kanë qenë një popull pellazg.
3)Së treti , në kohën e zotërimit nga pellazgët, athinasit quheshin kranajë.
Siç duket në gjihë veprën e tij, Herodoti ka qënë dhe një dijetar shetitës, që kish gjesdisur shumë vende të botës së vjetër, nga Teba në Dodonë, në Athinë, Lemnos, Pelepones. Dhe kudo që vinte, ai përpiqej të gjellinte fakte dhe ngjarje, që i dukeshin interesante për historitë, që kish marrë përsipër të shkruante. Nga moria e ngjarjeve m’u duk me interes të veçoja midis të tjerave edhe rrrëfimin për dy orakujt, atë të Heladës dhe atë të Libisë. “Egjiptianët,- shkruan Herodoti, – ,tregojnë sa vijon: priftërinjtë e Zeusit të Tebës më thanë që dy gra, në fakt priftëresha, ishin rrëmbyer në Tebë prej disa fenikasve. Ata kishin marrë vesh se njera nga gratë ishte shitur në Libi dhe tjetra në Heladë. Sipas tyre këto gra ishin të parat që themeluan dy orakuj në këto dy vende. Kur i pyeta si mund të flisnin me kaq siguri, m’u përgjegjen se kishin bërë një kërkim të kujdesshëm për këto dy gra. Dhe, megjithëse nuk ia kishin dalë t’i gjenin, kishin zbuluar më pas atë çka po më thoshnin për to.
Kjo është ajo që më thanë priftërinjtë në Tebë, por profeteshat e Orakullit të Dodonës thonë që dy pëllumbesha të zeza fluturonin që nga Teba në Egjipt; njera fluturoi drejt Libisë, tjetra aty në Dodone, pranë tyre. Kjo e fundit u ul mbi një lis dhe paskej thënë me zë njeriu se aty në Dodonë duhej ngritur një orakull i Zeusit.
Banorët e Dodonës e kuptuan se po dëgjoni një urdhër hyjnor dhe u bindën të bënin ç’u tha pëllumbesha. Priftëreshat thonë se pëllumbesha që shkoi në Libi u tha libianëve të ndërtonin orakullin e Amonit, një orakull tjetër të Zeusit. Kështu thoshin priftëreshat e Dodonës, nga të cilat më e vjetra quhej Promenia, e dyta Timareta dhe më e reja Nikandra. Edhe dodonasit e tjerë që banonin rreth e rrotull tempullit, pajtoheshin me këtë.
Tani do të them mendimin tim sesi ka ndodhur kjo. Sikur vërtetë fenikasit t’i kishin rrëmbyer priftëreshat dhe t’i kishin shitur njerën në Libi dhe tjetrën në Heladë, kjo e fundit, sipas meje, do t’u ketë qenë shitur tesprotëve ( banorë të Çamërisë – shenimi im AM.), të cilët e patën çuar në vendin që tani quhet Heladë, vend që në atë kohë quhej Pelazgji “( Herodoti, Historitë, f.124, Libri II,parag.56,).
Kështu, duke lexuar dhe komentuar rreth këtij episodi, që ka të bëjë me zanafillën orakullit të Dodonës, e kemi shumë të qartë të kuptojmë se si Herodoti përkatësinë e orakullit të Dodonmës ua jep banorëve të Threspotisë. Ndër kohë, duke qenë se edhe ky orakull ishte ngritur nga zëri hyjnor i Zeusit, siç cicëroi pëllumbesha, vetëkuptohet vetiu që Zeusi si Hyjni i ka përkitur, po atij vendi, që ka qenë quajtur Pellazgji. Dhe për ta konfirmuar më shumë këtë ide, le të përmendim edhe fjalët e Homerit në Iliada, ku tregohet se : “Akili i falej Zeusit Pellazgjik të Dodonës”(Iliada, XVI-223- 238), duke iu lutur me fjalët: … Kuptimi i fjalëve lutëse të Akilit, në një përkthim të lirë, pak a shumë do të ishte: O i Madhërishmi Zeus, Zot e Perëndi i Dodonës Pellazgjike, që jeton lartë dhe mendon për Dodonën me dimëer të egër si edhe për profetët e tu, që marrin jetë nga ti….,. Më dëgjo o Zot, ashtu si më parë, kur t`u luta dhe ti më dëgjove, duke më bërë të nderuar që arrita t`i shpartalloja me forcë armiqtë e Akejve. Kështu edhe një herë ma plotëso dhe këtë dëshirë për të cilën po të lutem5 Nga kjo lutje e Akilit drejtuar Zeusit Pellazgjik të Dodonës indirekt marrim vesh se krye -heroi i akejve, Akili, i ka pas përkitur botës së lashtë pellazge. Deduksioni i dytë, që njerrim nga lutja e Akilit drejtuar Zeusit është fakti që qytetërimi pellazgjik, qysh gjatë Luftës së Trojës, ka pas qenë dominues që para kësaj lufte, pra përtej shekullit të XII Para Krishtit. Ndërkaq theksojmë, se në kujtesën dhe në optikën e Herodotit, Pellazgjia datohet historikisht në kohë më e lashtë se Helada, siç edhe u tha më sipër.
Përshtypje të veçantë do t’i ketë pas bërë Herodotit rrëfimet për priftëreshat, që themeluan orakullin e Zeusit në Tebë dhe atë të orakullit në Dodonë. Ai shkruan për to, duke rrëfyer se ishin shitur si skllave nga fenikasit, dhe se ato vazhdoin të punonin për thesprotët. Nuk është e vështirë që tek ky paragraph të dalim me deduksionin tjetër se kemi të bëjmë përsëri me një terren të vazhdimësisë pellazgo-ilire:
Ndërsa punonte si skllave për thesprotët, ajo, priftëresha themeloi një shenjtërore të Zeusit nën hijen e një lisi që rritej aty. S’ka asagjë të jashtëzakonsme në këtë që bëri, sepse ajo pat shërbyer në shenjtëroren e Zeusit në Tebë dhe pa tjetër do të mendonte e do të kujtonte Zeusin në këtë vend të ri. ((Herodoti- Historitë,f. 124- Libri –II- Parag.56)
Pra, siç e lexojmë episodin në vazhdimësi, Herodoti rithekson edhe një herë faktin informuese, se qoftë orakulli i Dodonë, qoftë faltorja për Zeusin janë lokalizuar në mjedisin e thesprotëve, të cilët kanë qenë dhe janë fise ilire në trojet e tyre.
Nga fjalët e priftëreshës, që ka pas themeluar Orakullin e Dodonës, kuptojmë se periudha, kur do të jëtë krijuar kjo faltore, është koha kur ndikimet e kulteve egjiptiane përziheshin me kulturën fenikase. Kjo ide të lind, kur i dëgjon fjalët, qe ajo nxjerrë nga goja e vet, e cila “u tha njerzëve që motrën e saj e kishin shitur në Libi po ata fenikas, që e kishin shitur edhe atë vetë.6
Më pastaj Herodoti dëshiron të japë arsyetimin e tij lidhur me personifikimin e murgeshave si shpendë që flasin. Lidhur me këtë dukuri animizuese ai pohon: “Mendoj që dodonasit i quajtën gratë pëllumbesha, sepse ato ishin të huaja dhe gjuha e tyre dukej si cicërim zogjësh. Ata thonë që pas një farë kohe pëllumbesha foli me zë njeriu, sepse atëherë ajo foli në gjuhë që e kuptuan. Sa kohë që fliste në gjuhë të huaj, atyre u dukej se cicëronte, sepse si mund të flasë një pëllumbeshë me zë njeriu? Kur thoshnin se pëllumbesha ishte e zezë, nënkuptonin që gruaja ishte egjyptiane.7 .Kështu, duke u mbështetur në shumë episode të tilla të veprës së Herodotit, një autor i antikitetit, gjeograf nga Hiosi, i quajtur Skymni, arrin në përfundimin se Pellazgët ishin themeluesit e Orakullit te Dodonës8, rrënojat e së cilës gjenden në Thesproti, ose në Çamërinë e sotme.
Massachusetts
15 korrik 2018
***
Shënime
1-Herodoti, “Historitë”, libri-II- Parag.
2-Herodoti, Historitë, Libri II, parag. 52
3-Herodoti, Historitë, Libri II- paragrafi 53, f.124
4-Herodoti , Historitë, VIII- Parag.44, f.472
5-Homer, The Iliada of Homer, The University of Chicago Press, 1952, pg. 336
6-Herodoti, Historitë, lib..parag.56
7-Herodoti, Historitë, f. 125- Libri II- Paragraf 57
8 Skymni, gjeograf i sh. III, para Krishtit, nga Hiosi i Heladës së lashtë , shiko dhe librin “Ilirët dhe Iliria”, f.73
Marre nga: “MLOSAO”-Gazeta Shqiptare