“Aksi Balldre-Lezhë-Milot ka prezencë të dëborës dhe akullit”-  Policia e Lezhës nis procedimin penal për firmën që mirëmban rrugën. Ja për çfarë e akuzon

13 shkurt 2021

21:43

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka nisur procedimin penal për firmën që është kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës Balldre-Lezhë-Milot, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia njofton se ky aks në të gjithë gjatësinë e tij ka prezencë të dëborës dhe akullit.

Ndërkohë Policia e Lezhë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet,si dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore e Lezhë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës

Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.

Aksi rrugor Balldre-Lezhë-Milot në të gjithë gjatësinë e tij ka prezencë të dëborës dhe akullit.

Nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Lezhë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet,si dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë

Gazeta Panorama