
Aksident tragjik në Itali. – Përplasen dy avionët në Romë, ka viktima.
7 Mars 2023
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Itali. Mediat italiane raportojnë se dy avionë ushtarakë u përplasën gjatë fluturimit pranë Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës.
Nga aksidenti kanë humbur jetën dy pilotë.
Dy avionët u rrëzuan në një livadh jo shumë larg via Longarina, pasi morën flakë.
“Dy pilotë kanë vdekur. Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, u përplasën dy avionë U-208 të Krahut të 60-të të Guidonia, në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore.
Reja e tymit mbuloi tërë periferinë e kryeqytetit italian.
Gazeta Sot