Akt dhune te Parlamenti. – Një person hyn me forcë, dëmton traun me makinë
7 Dhjetor 2022
Një incident ka ndodhur pak më parë pranë Kuvendit në Tiranë, ku një person është futur me makinë brenda në oborr, duke dëmtuar traun.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se personi ende i paidentifikuar po tentonte të parkonte mjetin e tij brenda territorit të Kuvendit por nuk është lejuar nga garda.
Paraprakisht dyshohet se ai kurohej me ilaçe depresioni dhe ende nuk dihet shkaku i incidentit.
Personi është shoqëruar pranë komisariatit nr.1 në Tiranë për veprimet e mëtejshme./ Top Channel
Gazeta Shqip