Akt-ekspertimi/ Si u vendos për qëndrueshmërinë e Teatrit mbi bazën e eurokodeve. Edhe Ministrite ne bulevard do duhet të shpallen të paqëndrueshme.
Akt-ekspertimi/ Si u vendos për qëndrueshmërinë e Teatrit mbi bazën e eurokodeve. Edhe Ministrite ne bulevard do duhet të shpallen të paqëndrueshme.
20 maji 2020
“Nëse do të zbatohej pika e parë këtij akt-ekspertimi të Institutit të Ndërtimit, edhe ndërtesat e ministrive në qendër të Tiranës, të ngritura gjatë Mbretërisë, do duhet të shpallen të paqëndrueshme.”
Teatri Kombëtar, para se të shembej, ishte konsideruar si një godinë jo e qëndrueshme, pasi nuk ishte ndërtuar sipas standardeve që përcaktohen nga eurokodet për procedurat e ndërtimit.
Në akt-ekspertimin e vitit 2018, specifikohej se ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk ishte në përputhje që kërkojnë eurokodet për ndërtimin e objekteve. “Projekti strukturor i objektit është kryer në referenca të kushteve teknike të projektimit të KTP-ve para viteve 1940, jo sipas kritereve dhe kërkesave të Eurokodeve Strukturore Europiane”, thuhet në pikën 1 të aktekspertimit të bërë nga Instituti i Ndërtimit.
Këtë konstatim të bërë në dokument e përforcoi edhe drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu. Ai deklaroi mënyra se si ishte ndërtuar ai objekt, ishte jashtë standardeve që kërkojnë eurokodet për ndërtimin.
“Është kryer një akt-ekspertimi në vitin 2018. Me ndërrimin e pronarit, ai ka kërkuar që ne të shprehemi. Mirëpo, duke qenë se sipas kushteve teknike dhe eurokodeve, nëse një institucion e ka kryer një akt-ekspertimi dhe nuk ka pasur ndërhyrje, atëherë Instituti ka marrë në konsideratë akt-ekspertimin e vitit 2018”, tha Agron Hysenlliu.
Por në këtë akt konstatimi, si dhe në deklaratën e Hysenlliut, ngrihet një pikëpyetje e madhe, pasi bashkë me godinën e Tetarit që tashmë është rrafshuar, jashtë standardeve të eurokodeve janë edhe ndërtesat e kompleksit të ministrive në sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nëse do të zbatohej pika e parë këtij akt-ekspertimi të Institutit të Ndërtimit, edhe ndërtesat e ministrive në qendër të Tiranës, të ngritura gjatë Mbretërisë, do duhet të shpallen të paqëndrueshme.
Panorama.al