5 Janar 2024

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se 54-vjeçari Fatmir Metoshi është heroi që shpëtoi të moshuarin, banesa e të cilit u përfshi fillimisht nga flakët.

Ai tregon se i moshuari ishte në gjumë në kohën kur ra zjarri dhe bashkë me një kushëririn e tij ka shqyer derën e kanë nxjerrë jashtë të moshuarin, i cili nuk pati asnjë lëndim.

Ata kanë thënë se në kohën kur kanë hyrë brenda objektit, banesa ka qenë në flakë.

Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.

Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.

Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.