“Akt kriminal dhe i papërgjegjshëm”- Basha reagon për shqiptarët e bllokuar në kufi: Tragjedia po luhet prej 4 ditësh para syve tanë
“Akt kriminal dhe i papërgjegjshëm”- Basha reagon për shqiptarët e bllokuar në kufi: Tragjedia po luhet prej 4 ditësh para syve tanë
5 prill 2020
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron një akt kriminal dhe të pa përgjegjshëm ndalimin e hyrjes në Shqipëri të dhjetëra emigrantëve shqiptarë në zonën neutrale midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Basha thekson qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari.
“Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre”, thekson ai, duke shtuar se tragjedia po luhet prej 4 ditësh.
Kryetari Basha ne twitter:
Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.
Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!
Gazeta Sot