Aktori: – Keni nxjerrë spiunat për të vjellë vrer ndaj protestës!
Aktori: – Keni nxjerrë spiunat për të vjellë vrer ndaj protestës!
11 Mars 2022
Për të tretën ditë radhazi ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve në Kryeqytet. Pjesë e kësaj proteste ditën e sotme janë edhe studentët. Ata bënë thirrje për një protestë masive ditën e nesërme duke thënë se janë në pikë të hallit nga neglizhimi i qeverisë.
“Studentët sot janë në pikë të hallit. 5 muaj kanë pa dhënë bursat. Turp të kenë. Duan ta bëjnë biletën e urbanit 800 lekë.”
Ndërkohë pjesë e protestës ishte sërish aktori Florian Binaj i cili akuzoi qeverinë se ka nxjerrë spiunët e saj për të vjellë vrer ndaj kësaj proteste.
“Në vend që të reflektojnë nga protesta kanë nxjerrë për të vjellë vrer të gjithë spiunat dhe servilat. I kemi presidentin dhe kryeministrin që mos i pacim. Këtu kemi ardhur për dinjitetin tonë. Kur shikoni gjithë këta njerëz këtu nga cila anë do flesh.
Forian Binaj me pare eshte shprehur per spiunet-patronazhistët mos te hanë më mut.