“Aktualisht ai është në…”- Avokati tregon ku po e pret arrestimin Alqi Bllako: Ja çfarë tregon relacioni për akuzat ndaj tij
“Aktualisht ai është në…”- Avokati tregon ku po e pret arrestimin Alqi Bllako: Ja çfarë tregon relacioni për akuzat ndaj tij
30 Mars 2022
Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj, ka sqaruar se me dorëheqjen nga mandati Bllako ka hequr dorë edhe nga imuniteti.
“Për ta sqaruar situatën. I mbrojturi prej meje, Alqi ka dhënë dorëheqjen, ka paraqitur aktin e dorëheqjes pranë kryetares së Kuvendit me qëllimin që të mos mundojë dhe të mos shtjelloheshin proceset e tjera formale siç është Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve për të pranuar ose për të dhënë autorizimin pranë SPAK…
Në këto kushte vepruesi i kësaj prokurorie ka informuar kuvendin për të marrë autorizimin duke konsideruar faktin e ushtrimit të tagrit të masës së sigurimit të burgimit siç është në letër. Në rastin konkret bëhet më pas vlerësimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Në këto kushte mendoj se me miratimin prej kryetares së Kuvendit në cilësinë e titullares më të lartë të kuvendit të dorëheqjes në cilësinë e deputetit padyshim bien të gjitha imunitetet”, tha Hazizaj në emisionin Opinion.
Avokati foli edhe për akuzat ndaj klientit të tij. “Janë dy dyshime, për mua janë të palogjikshme… Është akuza ose dyshimi se ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve dhe ajo e shpërdorimit të detyrës.
Të dyja akuzat që janë kompetencë të Strukturës së Posaçme dhe GJKKO, por në themel po ta shikoni relacionin shoqërues, konstatoni që Alqi Bllako nuk i ka konsumuar këto dy vepra penale”, tha Hazizaj.
“Aktualisht ai është në shtëpinë e tij, është i lirë”, tha avokati Hazizaj.
Gazeta Panorama