Akuzat e Ramës për opozitën, reagon shumë ashpër Petrit Vasili: Kur pisi kryeministër flet për ligj!

25/03/2021

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot opozitën për mbajtjen e mitingut  të hapjes së fushatës, sipas tij, në shkelje të masave kundër koronavirusit.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Edi Ramës, duke i kujtuar të gjitha shkeljet e qeverisë që kanë kushtuar jetë njerëzish.

“Kur Pisi kryeministër flet për ligj!! Ky pis që prishi Teatrin në mesnatë, me 1000 forca policie në gjendje të jashtëzakonshme dhe desh vrau artistët brenda për babëzinë e pangopur të tij dhe të bandës së tij ka surrat dhe flet për ligj. Ky pis që i lë njerëzit dy muaj në morg si një sadist i vërtetë ka surrat dhe flet për rregulla.

Ky pis që fshehu si kriminel vdekjen e rreth 9 mijë shqiptarëve nga COVID ka surrat e flet për ligje. Ky pis që i la dhjetëra mijëra qytetarë të infektuar nga COVID të dergjeshin në mëshirë të fatit pa barna e pa ilaçe ka surrat e flet për rregulla”,- shkruan Vasili në një reagim në Facebook.

Nga K. Jone