Akuzat/ Grupi i “Demokratëve” në Kuvend kallëzon në SPAK dy ministrat e Qeverisë Rama
Akuzat/ Grupi i “Demokratëve” në Kuvend kallëzon në SPAK dy ministrat e Qeverisë Rama
Aug 3gusht 2020
Grupi Parlamentar i “Demokratëve” në Parlament, i përfaqësuar nga Myslim Murrizi ka paditur sot në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, dy ministrat e Qeverisë Rama.
Behet fjalë për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Sipas padisë së dorëzuar nga Myslim Murrizi në SPAK, të dy ministrat akuzohen për “Shpërdorim detyre” për abuzime me tenderat.
Konkretisht ministrat akuzohet për ‘tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit dhe atë të këpucëve”.
KALLEZIMI I PLOTE
KALLËZIM PENAL
KALLËZUESI: Grupi Parlamentar “DEMOKRAT” i Kuvendit të Republikës së
Shqipërisë.
OBJEKTI: Kallëzim i Veprave Penale të mëposhtme:
· “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 244;
· “Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
· “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
· “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
· “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
· “Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260;
KUNDËR: 1. Sandër LLESHAJ, Ministër i Brendshëm;
2. Drejtoria e Blerjeve të përqëndruara (ABP)
Znj. Edlira NAQELLARI;
3. Anëtarët e Komisionit të vlerësimit të ofertave (KVO) , si dhe cdo anëtar tjetër pjesëmarrës në procedurën e mëposhtme;
4. Olta XHAÇKA, Ministre e Mbrojtjes;
5. Agjensia e Prokurimeve Publike;
6. D&E sh.p.k. me NUIS K71804001C me adresë, Tiranë Njësia Bashkiake nr. 5, rruga “Mito Tutulani” pallati “Alb Millenium” nr. 6, kati 2.
7. MARSI&AL sh.p.k. me NUIS L21502014K me adresë, Tiranë rruga “Sami Frashëri” pallati “Aviacioni i Vjetër”,shk. 2, ap. 4.
BAZA LIGJORE: Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, neni 244, 245, 248, 258, 259, 260 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me Ligjin nr. 9800, datë 10.09.2007, Ligjin nr. 9855, datë 26.12.2007, Ligjin nr. 10170, datë 22.10.2009, Ligjin nr. 10309, datë 22.07.2010, Ligjin nr. 22/2012, Ligjin nr. 131/2012, Ligjin nr. 182/2014 dhe Ligjin nr. 47/2017, Ligjin 103/2018 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar. …