Akuzat për Metën, Zheji: – Çështja doli nga hiçi, ishte tagër politike e Ramës, por…
28 KORRIK 2022
Analisti Artur Zheji ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ çështjen e ish-Presidentit Meta,
i cili u akuzua nga Autoriteti i Dosjes.
Artur Zheji deklaroi se erdhën nga hiçi, por nga ana tjetër vetë ish-presidenti duhet të hetojë.
Zheji tha se kjo mund të jetë dhe një tagër politik, ku Rama mund të mendojë se një e ka shpallur SHBA
non-grata (Berishën) dhe Metën ligji shqiptar.
Zheji: Kam pasur rastin ta them dhe herë tjetër, mendoj se këto diskutime që u bënë janë këndvështrime
interesante. Por në politike nëse njollosesh, duhet të heqësh njollën për të vërtetuar akuzat dhe pafajësinë.
Të gjitha mund të jenë intriga, por duhet të ndash shapin nga sheqeri. Kjo krijon pasoja.
Bushati: Ti pretendon se Navalny të shkojë në gjykatat e Putinit që ai të tregojë se është i pafajshëm.
Zheji: Navalny është në burg. Ilir Meta nuk është. Ai është ish-President. Nëse të çalon ndonjë mendim,
sot çalon në dy këmbët. Ai është një be fshati i suksesshëm. Ka një protokoll, ata që e mbështesin Metën
thonë; është politike. Ça bën një person, bën publike falsitetin. Ndryshe nga Navalny, Meta e ka mundësinë
në sistem. Ka jurist që të bëjnë diagnostikimin e një shpifje nëse është e tillë. Jam dakord që doli nga hiçi.
Do që të ketë një non-grata nga SHBA, (Rama) dhe një nga ligji shqiptar, për të pasur një tagër të thjesht politik.
Të them; ça të bëj unë, kolaudimin e bëri Lali. Kjo do jetë rrotativa e fushatës së ardhshme politika. Por nëse
pikat bien në I, qoftë me një ekspertizë, ai e kthen në bumerag akuzën që bëhet. Në politikë duhet të mbahet
presion për akuzat. Në të gjithë botën çdo politikan do të reagonte.
Gazeta Sot