Alarm në doganën shqiptare; – Ndalohen 2 aziatikë, dyshime për koronavirus
Alarm në doganën shqiptare; – Ndalohen 2 aziatikë, dyshime për koronavirus
1 SHKURT 2020
Dy shtetas aziatikë u ndaluan sot në doganën e Muriqanit, në pjesën veriore të Shqipërisë.
Informacione paraprake bëjnë me dije se ata dyshoheshin se ishin prekur nga virusi vdekjeprurës kinez.
Mësohet se pas kontrollit të bërë nga mjekët rezultoi se dy turistët aziatikë nuk ishin të infektuar.
Në këtë pikë doganore është gati dhe dhoma mjekësore me personel dhe mjetet e nevojshme.
Ndërsa personeli mjekësor në koordinim edhe policët e kufirit po kryejnë kontrolle të imtësishme të personave që hyjnë në Shqipëri nga Mali i Zi.
Gazeta Sot