“Alarm” në SHBA, virusi që derrat mund ta përcjellin te njeriu…
9 Nentor 2024
Një gjë e tillë u verifikua në vitin 2009 me virusin H1N1, që u etiketua si gripi i derrave, dhe që shkaktoi një pandemi me mijëra të vdekur.
Gripi i shpendëve mund të infektojë edhe derrat. Një rast i tillë është zbuluar në Oregon të SHBA, ku kafsha ishte i infektuar me H5N1. Çdo herë që ky virus prek një specie të re gjitari, ekziston mundësia që të pësojë mutacione që mund të infektojë edhe njeriun.
Në rastin në fjalë shqetësimi qëndron tek disa karakteristika që bëjnë që derri të jetë inkubatori perfekt për një virus që mund të arrijë të na prekë. Këto kafshë në rrugët e larta të frymëmarrjes kanë disa receptorë për gripin të ngjashëm si me ato të njeriut, ashtu edhe me shpendët. Pra mund të infektohen njëkohësisht nga viruse të të dy klasave, dhe nëse kjo do të ndodhte, patogjenët mund të shkëmbejnë material gjenetik, gjë që sjell lindjen e një virusi në gjendje të bëjë një kapërcim specieje.
Një gjë e tillë u verifikua në vitin 2009 me virusin H1N1, që u etiketua si gripi i derrave, dhe që shkaktoi një pandemi me mijëra të vdekur.
Megjithatë për momentin në fermën në Oregon janë asgjësuar të gjitha kafshët, për të evituar çdo lloj mundësie për infektime.