Alarmi i NASA: – Një vrimë e zezë gjigande në Diell, 30 herë më e madhe se Toka. – Më 24 mars stuhitë kapin tokën, mund të ketë dhe probleme!
23 Mars 2023
Një njollë e madhe gjigante e zezë dhe në formë grope sapo është hapur në diellin e sistemit tonë, e quajtur nga shkencëtarët dhe astro-fizikantët si një “vrima kurorë”. Lajmin e ka pohuar vetë agjencia e NASA-s sot, nëpërmjet Solar Dynamics Observatory. Pavarësisht emrit, kjo nuk është një gropë fizike në sipërfaqe, po për shkak të temperaturës dhe formës që ka dielli, duken të zeza kur krijohen.
“Kjo kurorë e zezë është ndër më të mëdhatë që kemi zbuluar deri tani në yllin tonë, rreth 300-400 mijë kilometra perimetër rretheqark”, tha Alex Young, një prej drejtuesve të punimeve shkencore në NASA, Divizioni “Goddard’s Heliophysics Science”. Ai e rrëfeu këtë nëpërmjet një e-mail-i tek “Insider”. “Është 20-30 herë më e madhe se Toka jonë nga cepi në cep”, shtoi ai më tej. Këto vrima te zeza në diell janë të zakonshme për shkak të eksplodimeve të llavës së yllit dhe stuhive diellore që shkakton. “Nuk ka asgjë të pazakontë atje”, shpjegoi Scott McIntosh, fizikant për sistemin diellor dhe nëndrejtor i National Center for Atmospheric Research.
Vrima si këto cilësohen si pjesë e diellit dhe aktivitetit të tij normal, por McIntosh shtoi se ato nuk janë të “mirëkuptueshme”, apo dhe se thirren ndryshe si ngjarje që përbëjnë “anën e errët” të aktivitetit diellor. Këto kurora apo rrathë të zinj janë shkaktarë të erërave diellore, apo siç quhen ndryshe edhe stuhi diellore, me pasoja në rritjen e temperaturave deri në ekstrem edhe në Tokë. Shpejtësia e këtyre erërave diellore arrin deri në 500-800 km për sekondë. Dhe referuar këtyre shifrave shkencore, stuhitë diellore të kësaj kurore gjigante të zezë pritet të kapin sipërfaqen e tokës nga fundi i kësaj jave.
“Ne do ta shohim efektin e shpejtësisë së madhe të këtyre stuhive diellore duke nisur që nga 24 Marsi”, tha Young. Dhe nëse do të jenë shumë të forta, atëherë efektet magnetike në tokë do të jenë mëse të ndjeshme, pasi më parë nuk ka pasur stuhi të këtyre përmasave, që të krahasohet me problemet që do shkaktojnë. “Kur këto stuhi arrijnë me shpejtësi të lartë në Tokë, fusha magnetike e kësaj ere të fortë diellore ndërvepron me atë të Tokës, e për pasojë shkakton një tingull në formë zileje”, shpjeguan shkencëtarët. E për pasojë vijnë probleme të shumta prej rrezeve që godasin rruzullin, por edhe teknologjike: Një blackout i energjisë elektrike dhe shembje të të gjithë rrjetit teknologjik apo shpërndarjes së valëve transmetuese të aparaturave. Pra çdo sistem elektronik pushon së funksionuari.
Por sipas shkencëtarëve, stuhitë diellore deri tani, megjithë rrezikun që shfaqin dhe që është i provuar nga studimet, nuk kanë shkaktuar më parë probleme të kësaj natyre apo të dhunshme. Gjithsesi shenjat e para të dallueshme me sy të lirë do të jenë aurorat boreale nëpër polet e tokës. Shkencëtarët nuk dinë ende ta përcaktojnë fuqinë shkatërruese të këtyre stuhive që po vijnë, por kjo do të duket prej 24 marsit dhe të parat që mund ta ndjejnë do të jenë satelitët gjithfarëlloj që janë hedhur në orbitën e tokës dhe më tej vetë toka, teknologjia apo dhe njerëzimi. Për shkencëtarët ky është një event i ‘jashtëzakonshëm dhe interesant’, që tregon një tjetër an të funksionimit të sistemit diellor dhe veçanërisht diellit.
Gazeta Dita