Alarmi. Manastirliu: – Varianti britanik i covid, në rreth 70% të kampioneve të analizuara
Alarmi. Manastirliu: – Varianti britanik i covid, në rreth 70% të kampioneve të analizuara
11 MARS 2021
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha këtë të enjte se varianti britanik i Covid-19 dyshohet se gjendet në 70% të mostrave të analizuara.
“Në të gjitha kampionet e realizuar janë rreth 70% e kampioneve, të cilat vlerësohen që të jetë varianti i ri në qarkullim”, tha ajo.
Ministrja u shpreh se varianti britanik i Covid u detektua në laboratorin e ISHP-së falë bashkëpunimit me kolegët nga Turqia.
“Varianti britanik është detektuar nëpërmjet metodës real time PCR që ka një kit specifik dhe në bashkëpunim me kolegët e shëndetit publik në Ankara në Turqi kanë bashkëpunuar me ekspertët tanë për të analizuar sinjalet e analizave që janë realizuar në laboratorin tonë. Është gjithë periudha që na është dashur për të bërë punën që ta identifikojmë në laboratorin tonë. Ka një proces edhe evidentimi i mostrave”, tha Manastirliu.
Gazeta Shqip