Alarmi: – Murtaja Bubonike ne Kine. Gjate shek XIV vrau 50 milion njerez. Sot thone e sherueshme.
Alarmi: – Murtaja Bubonike ne Kine. Gjate shek XIV vrau 50 milion njerez. Sot thone e sherueshme.
6 KORRIK 2020.
Nga Gazeta SHQIP
Një rast i murtajës bubonike është konfirmuar, ndërsa një tjetër është duke u hetuar në Kinën veriore.
Sipas mediave të huaja, një rast i konfirmuar – një bari nga Bayannur – është në një gjendje të qëndrueshme në spital. Gjithashtu, një 15-vjeçar me ethe dyshohet se kishte kontraktuar sëmundjen, pasi ra në kontakt me një lloj ketri që ishte vrarë nga një qen.
Në shekullin XIV murtaja bubonike – e njohur atëherë si “Vdekja e Zezë” – u përhap nëpër Evropë dhe vrau 50 milionë njerëz dhe ishte pandemia më fatale e regjistruar në historinë njerëzore.
Sot është shumë e rrallë – me vetëm 3,248 raste të raportuara në të gjithë botën ndërmjet 2010 dhe 2015 – dhe është e shërueshme.
Çfarë është murtaja bubonike?
Murtaja bubonike është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri i quajtur Yersinia pestis që jeton kryesisht në brejtës dhe pleshta.
Njerëzit mund ta marrin atë duke prekur kafshët e infektuara (zakonisht minjtë), duke u kafshuar nga pleshtat e infektuar. Ndërkohë thuhet se transmetimi nga njeriu te njeriu i murtajës bubonike është shumë i rrallë.
Simptomat zakonisht fillojnë të shfaqen midis dy dhe gjashtë ditë pasi një person është i infektuar.
Murtaja bubonike mund të shkaktojë nyje limfatike të fryra, të vjella, ethe, plagë të hapura, gjakderdhje dhe lodhje – mund të ndikojë në mushkëri, duke shkaktuar pneumoni, dhe nëse futet në rrjedhën e gjakut mund të shkaktojë sepsë dhe dështim të shumëfishtë të organeve.
Nëse lihet pa trajtuar, murtaja bubonike do të vrasë deri në 60% të njerëzve që infekton, zakonisht brenda dhjetë ditësh, shkruan Mirror.
Por për fat të mirë, tani mund të trajtohet me një numër antibiotikësh dhe sot, shkalla e vdekshmërisë për sëmundjen bubonike është rreth 10 për qind.
Çfarë do të thotë një paralajmërim i Nivelit 3?
Në përgjigje të rastit të konfirmuar të murtajës bubonike në Kinë, autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit 3 për parandalimin e murtajës.
Kjo është një masë e shëndetit publik dhe do të mbetet në vend për pjesën tjetër të vitit.
Një paralajmërim i nivelit 3 “ndalon gjuetinë dhe ngrënien e kafshëve që mund të mbartin sëmundjen dhe i kërkon publikut të raportojë çdo rast të dyshuar të murtajës ose etheve pa shkaqe të qarta, dhe të raportojë ndonjë për ndonjë lloj ketri të tillë të sëmurë ose të ngordhur”.