Alarmon ish-drejtori i policisë te zyra e Xhafajt: “Në tunele fshihet drogë sa për të furnizuar Europën për 4 vjet”
Alarmon ish-drejtori i policisë te zyra e Xhafajt: “Në tunele fshihet drogë sa për të furnizuar Europën për 4 vjet”
Ish-drejtori i Policisë në Durrës dhe në Elbasan, Aleksa Hajdari jep alarmin se në tunele dhe magazina të fshehura ekzistojnë të fshehura rreth 100 ton lëndë narkotike, e mjaftueshme sa për të furnizuar tregun e Evropës për 3-4 vitet e ardhshme.
Deklarata e fortë është dhënë gjatë protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Brendshme nga policët e liruar nga detyra.
Ndërsa në emër të policëve të rënë ka kërkuar largimin nga detyra të ministrit Fatmir Xhafaj, ish-drejtori thekson se vitet e fundit e kanë renduktuar sasinë e kultivimit, për shkak se kanë mjaftueshëm momentalisht nëpër tunele dhe për këtë janë të implikuar drejtues policie.
“Mbi 100 tonë kanabis janë të fshehura nëpër tunele e magazina të destinuara për në tregun e vendeve të Bashkimit Evropian. Nuk shoh shumë kultivim masiv, pasi ka mjaftueshëm për të furnizuar tregun e huaj edhe për 3-4 vitet e ardhshme”, u shpreh Hajdari, i cili kërkoi që ministri i Brendshëm t’i nënshtrohet edhe procesit të vettingut, ashtu siç ka kërkuar për punonjësit e policisë. Në të kundërt, sipas tij ai duhet të dorëhiqet.