”Albania” fjala më e kërkuar në mediat italiane gjatë vitit 2024
18 Dhjetor 2024
”Albania” ka qenë fjala që është kërkuar më së shumti në mediat italiane përgjatë vitit 2024.
Sipas Raportit XII të ”Kartës së Romës”, i titulluar ”Lajmet e konfliktit”, fjala më e përmendur e vitit 2024 është ”Shqipëria”, shkruan Ansa.
Fjala “Albania” është kërkuar për shkak të marrëveshjes qe Italia nënshkroi me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Shëngjin.
Studimi u prezantua nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.
Shoqata ”Karta e Romës” u themelua në dhjetor 2011 për të zbatuar protokollin etik për informacionin e saktë mbi çështjet e imigracionit, nënshkruar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Gazetarëve (CNOG) dhe Federata Kombëtare e Shtypit Italian (FNSI), në qershor 2008.
Në përgjithësi, shtypi italian prodhoi 4 511 tituj për migracionin (-34% krahasuar me 2023), me gazetën ”Avvenire” ende në krye (254 artikuj në faqen e parë dhe 870 tituj gjithsej, mesatarisht 2,9 në ditë – me rënie 17%).