Albin Kurti flet nga Kuvendi i Shqipërisë: – Hapësira jonë, kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt, të pranojmë kritikat dhe të punojmë së bashku
27 Nentor 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë për rritje të bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Kosovës. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë, Kurti tha se qeveritë e dy vendeve nuk duhet të takohen vetëm në festa, por duhet të punojnë më shpesh bashkë dhe t’i pranojnë kritikat njëri tjetrit.
“Hapësira jonë kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt, por të gjithë duhet të vendosim ndonjë gur në këtë kala.
Na duhet të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte. Duhet të ndajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri tjetrit, pra të punojmë me njëri tjetrin”, tha Kurti.
Ai shtoi: “Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe për vendet tona por dhe burim kulture dhe demokracie. E di se aty nuk po shkoni për qejf por prej brengës. E di që nuk ua kemi rikthyer besimin në drejtësinë dhe demokracinë e vendeve tona, por ju garantoj se këtë betejë do ta fitojmë deri në fund. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet”.
Gazeta Panorama