23 Dhjetor 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë sot në një konferencë për media bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Kurti ka thënë se grupi i Milan Radojiçiç është duke u riorganizuar për sulme të radhës në Kosovë.

Ky organizim sipas Kurtit po ndodhë në ambientet e një firme në Rashkë, ku Radojiçiç mban edhe takime me zyrtarë të BIA-s serbe.

Kurti ka deklaruar se në objektin e firmës “Jablanovica” në Rashkë janë duke u mbajtur edhe armatimet e përgatitura për sulm në Kosovë dhe gjithashtu edhe pjesëtarët e mbrojtjes civile, sipas Express.

Kurti ka thënë se këta pjesëtarë të grupit terrorist të Radojiçiçit paguhen rreth 2 mijë euro në muaj,përveç akomodimit.

“Urdhri për sulmin e 24 shtatorit i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, ishte kumtuar në mjediset e kompanisë “Novi Pazar Put”. Automjetet arsenali ishin të përqëndruara në këtë lokacion. Kjo kompani që është e sanksionuar nga SHBA është e vëllezërve Veselinoviq dhe Radoicicit dhe drejtor është “Gërba” që ka marrë pjesë në luftërat e Kosovës, Bosnjës e Kroacisë, gjithashtu ka qenë drejtori i burgut të Nishit. Një muaj para sulmit në Banjskë, këtë kompani e kishte vizituar Vucic, për ta përuruar ndërtimin e rrugës Rashkë-Novi Pazar. E kishte lavdëruar punën e drejtorit dhe i është referuar si njeriu më i shpejt. E përgëzoi edhe për përurimin e rrugës, tre muaj para kohe me nxitim.

Aty Vucic tha se e ka të vështirë të gjej zgjidhje me njerëzit nga Kosova, duke mu referuar mua. Ai aty akuzonte për sulm, sepse po përgatiste sulm. Gjë që ndodhi më 24 shtator. Pas sulmit, Radoicic u lirua nga nga Gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tani po organizon sulme të tjera me pjesëtarë të Mrbojtjes Civile. Ai po mban takime me BIA-n, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoicic dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen pjesëtarë të mbrojtjes civile që kryejnë vëzhgime, e që instruktor e kanë Uglejsha Jarenicin. Ata po strehohen dhe përvec akomodimit, ata paguhen rreth 2 mijë euro në muaj”, ka thënë Kurti.

Gazeta Sot