Albin Kurti: Pas Baton Haxhiut qëndron shërbimi sekret serb. Gent Cakaj shpërtheu si rrena. =

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti komenton delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm nga Kryeministri Edi Rama, te shqiptari i Kosovës, Gent Cakaj.

Teksa ishte ditën e sotme i pranishëm në protestën e pedagogëve të fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, ai tha se në vendin e Gent Cakaj mund të kishte pasur persona të tjerë, që siç tha ai mund të jenë më të ditur dhe më të përgatitur.

“Gent Cakaj shpërtheu si rrena! Edhe në Republikën e Shqipërisë edhe në Republikën e Kosovës ka njerëz më cilësor, më të përgatitur dhe më patriot sesa ai”, u shpreh Kurti.

Duke e cilësuar si njeriun e Baton Haxhiut, ai tha se ky i fundit është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë, për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror serb.

“Baton Haxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror serb i cili i ka formuar edhe tigrat e Arkanit dhe shkorpjonët dhe beretat e kuqe, tri formacione famëkeqë që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim nuk ka shpjegim ndryshe përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë prapa.”, tha kreu i Vetëvendosjes.

Gazeta Shqiptare.