Albin Kurti: – Të kërkosh ‘Asociacionin’ pa e njohur Kosovën, si të serviresh kafe pa filxhan
5 Shkurt 2023
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për televizionin pubulik TRT në gjuhën angleze, duke treguar qëndrimet e tij për çështjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë. Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse të shërbesh kafe pa filxhan. Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.
Ai është pyetur edhe në lidhje pyetur në lidhje me deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, se Asociacioni “duhet të bëhet” dhe se ajo nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë.“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të ndershëm”, tha ai.
Kurti rikujtoi “gjashtë kushtet” e artikuluara së fundi në Kuvendin e Kosovës, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me deklaratën e Escobar, për çka tha se “ato s’janë as qëndrime të mia arbitrare e as mendime vetanake të mia”. Kurti, mes rreshtash, pranon që pranoi se Asociacioni është i bëshëm, por vetëm pas Njohjes së Ndërsjellë, e jo para saj.“Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë gjërat që mua më bënë të them se së pari të them që njëherë Njohja e Ndërsjellë, dhe vetëm më pastaj të ketë ndonjë lloj Asociacioni”, tha Albin Kurti.
Kurti, në kontekstin e përgjigjes së tij ndaj kërkesave të Escobar, i tha gazetares turke se nuk duhet harrohet “përvoja e hidhur” në Bosnje-Hercegovinë me Republikën Serbe.“Lufta [… në Bosnje-Hercegovinë…] erdhi nga ky Asociacion”, i tha gazetares kryeministri kosovar, derisa ajo po e ndërprente në përgjigjen e tij.
Gabriel Escobar në një intervistë për “The Pavlovic Today” tha se Asociacioni “në një pikë” duhet dhe do të bëhet, dhe se ajo nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, por ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Nuk ka se si të mos bëhet ajo”, tha Escobar.
Gazeta Shqiptarja.com