Album Foto: Studentët në protestë mbushin rrugët e Tiranës / Policia del me megafon dhe iu bën thirrje të largohen, nisin përplasjet dhe tensionet

1 NËNTOR 2020

Studentët në të gjithë vendin që nga sot nisin vitin e ri akademik on line janë ngritur në protesë për masat e marra nga qeveria. Ata janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit përpara Ministrisë së Arsimit.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online dhe kërkojnë kthim në auditore, të paktën për seminaret. Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Gazeta Sot