Shkelzen Rexha në vitin 1999  hapi në qytetin e tij në Gjakovë, ekspozitën e parë personale të fotografisë artistike ‘’Nëna dhe Fëmijët’’. Me syrin e artistit ai pasqyronte në celuloid historinë tragjike të vendit të tij, duke trajtuar si leitmotiv ndjenjën më të spikatur të njeriut dhe artistit, njerëzoren. Një  gjë të ai do ta bënte edhe vite më vonë kur me objektivin e aparatit të tij do të fokusonte dhimbjen e familjarëve të të zhdukurve nga Lufta e Kosovës e vitit 1999. Me këtë temë ai do të hapte dy ekspozita, me rastin e 30 gushtit, Ditës së të Zhdukurve,  në vitin 2006 në Prishtinë dhe një vit më pas në Gjakovë.

Në vitin 2007 do të ishte Saranda, perla e turizmit shqiptar ajo që do të prezantonte Shkëlzen Rexhën,  që i kishte kaluar kufijtë e Kosovës. Do të ishin disa ekspozita në Sarandë ( 2007 ),  në Shkodër ( 2008 ), në Berat (2009, 2010 ),  në Apoloni-Fier dhe Pogradec( 2010 ), në Tiranë ( 2009,  2011 ),  Durrës ( 2011 ), që do ta prezantonin artistin gjakovar në Shqipëri dhe ato në Strugë ( 2011 ) dhe Braticë e Ulqin ( 2012 ), që do të hapte në hapësirën shqiptare të ish Jugosllavisë. Drejt Zvicrës, ekspozitat personale do të hapeshin në vitin 2010 në Delemont dhe Arau, për të vijuar në Austri, Suedi, Turqi dhe Gjermani. Këto veprimtari, zhvilloheshin përveç pjesmarrjes në konkurset ndërkombatëre të fotografisë artistike si “Gjon Mili” në Prishtinë apo “Fokus” në Fier.

Paralelisht me punën e përdithsme dhe krijimtarinë artistike, Shkëlzen Rexha ka bashkëpunuar ndër vite edhe me revista dhe gazeta të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri si:   me revistat “MISS”,  “Kosovarja”, “SKANDI 55”, “Skandi 111”, “Skandi 200”, “Fjalëkryqi 100”, “ABC”, dhe gazetat : “Koha Ditore”, “Bota Sot”, “Lajm”, “Zëri”, “Gazeta 55” (Shqipëri), “As” (Maqedoni),  “FOKUS”, “24 Orë”, “Gjakovapress”, etj.

Çmimet

Çmimi “Krijuesi i Vitit për Dizajn dhe Fotografi” viti 2006,  Gjakovë – Kosovë; çmimi i dyte ”Fotografi artistike” Fokus 2007,   Fier – Shqipëri; çmimi i dytë  ”Fotografi artistike”,  Galeria IRIS – 2008, Shkodër – Shqipëri; Mirënjohje nga Kuvendi Komunal – Gjakove, viti 2006, 2008; çmimi i parë  ”Fotografi artistike,”  tema “Varfëria”, foto të botuara në gazetën “Gjakovapress” dhe Organizata e Kombeve te Bashkuaranë Kosovë në vitin 2010.

Kosovo  Photography – Çmimi i parë me temë Peisazhi – 2010,

Mirënjohje në Ekspozitën Ndërkombëtare të  Fotografisë artistike “Gjon Mili”  2011, Prishtinë – Kosovë; Mirënjohje, Muzeu Etnografik, Fototekës, Bibliotekës dhe Filatelisë Tuz, Mali i Zi, 2012; Iniciativa Sociale, Kosovë – Mirënjohje, çmimi fotograf i Vitit 2012  etj.