![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/11/Aldo-Bumci.jpg?fit=800%2C450&ssl=1)
Aldo Bumçi: – Ja çfarë po fsheh Edi Rama. – “Skandal i jashtëzakonshëm” ne Portin e Durrësit
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/11/Aldo-Bumci.jpg?resize=605%2C341&ssl=1)
Aldo Bumci
9 Nentor 222
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në “Now me Erla Mëhillin” se Porti i Durrësit është një “skandal i jashtëzakonshëm”.
Sipas tij nuk mund të flitet për etikën në Kuvend para se të flitet për aferën e Portit të Durrësit, siç e quan ai.
“Po jep falas tokën dhe thotë e ndërton arabi. Pse nuk e bën publike kontratën me arabin? Po kjo pra është çështja, nuk është gjuha. 1 milion metra katrorë sa kushtojnë? Po investojmë ne për ta marrë Rama me serbë dhe arabë,” – u shpreh Bumçi.
Ai ngriti në studio pyetjen se përse kompania ndërtuese në Portin e Durrësit është e përjashtuar nga taksat.
Për Bumçin gjuha agresive që kryeministri Rama përdor në parlament është që opozita të mos flasë për portin.