Aleksandër Çipa: – Çfarë fshihet pas largimit të Lleshajt dhe Shahinit; Ka një realitet dhe kontekst shumë zhgënjyes për shumë çështje të qeverisjes
Aleksandër Çipa: – Çfarë fshihet pas largimit të Lleshajt dhe Shahinit; Ka një realitet dhe kontekst shumë zhgënjyes për shumë çështje të qeverisjes
11 SHTATOR 2020
Pak ditë më parë, ishte ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila deklaroi se do të largohej nga Shqipëria me mbarimin e mandatit qeverisës. Sot gjithashtu, sinjale të qarta dha edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nga Vlora, kur deklaroi se “është e sigurt se s’do të jem më ministër”.
I pyetur lidhur me deklaratat e ministrave, Aleksandër Çipa tha se ata po shprehin gadishmërinë e tyre për të mos kërkuar një tjetër mandat, ndërsa e quajti edhe si një testim të kryeministrit Rama për të matur opinionin publik në fund të mandatit të dytë qeverisës.
“Është gadishmëria e dy anëtarëve të kabinetit Rama për të mos pretenduar më tej një mandat tjetër ministror matanë këtij mandati që u ka caktuar vetë Rama. Këto testime bëhen në kuadër të pritshmërive që ka opinioni publik për atë që quhet epilogu i mandatit të zotit Rama ku karakterizohet nga një pritshmëri lodhjeje dhe skepticizmi prej opinionit publik. Ka një realitet dhe kontekst shumë zhgënjyes për shumë çështje të qeverisjes , për nivelin e përfaqësimit dhe për cilësinë e këtij përfaqësimi”, tha Çipa për Ora News.