Alfred Cako plas ‘bombën’: Antenat 5G tek senatoriumi po vrasin të sëmurët
Alfred Cako plas ‘bombën’: Antenat 5G tek senatoriumi po vrasin të sëmurët
Nga Gazeta Telegraf
10 Gusht, 2020
Konspiracionisti dhe studiuesi i njohur, Alfred Cako, pas shumë e shumë reagimeve mbi situatën e koronavirusit ka hedhur edhe sot dyshime për sëmundjen që ka gjunjëzuar botën.
Përmes një postimi në Facebook, Cako ka publikuar dy foto nga një antenë 5G që është vendosur pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” (COVID2).
Cako shprehet se kjo antenë është e kompanisë Vodafone Albania, që kërkon të fusë teknologjinë 5G në Shqipëri dhe sipas tij në qoftë se këto hiqen asnjë nuk do të vdesë nga gripi artificial.
Ai shprehet se 5G shkatërron boshtet induktive të qelizve, prej frekuencës shumë mikroskopike, që futet në qelizat e lëkurës.
Postimi i plotë i Alfred Cakos:
Senatorium- 5G; nje nga 3 antenat 5G te vendosura tek Sanatoriumi Tirane; nese hiqen keto antena prane spitaleve dhe trajtohen te semuret me hydroxilchloroquine + azitromicine + zing + Vitamine C, asnje i semure me gripin artificial nuk vdes, edhe me semundje shoqeruese, edhe i moshuar; ju kam thene larg spitaleve dhe qyteteve ne rast semundje; 5G shkaterron tre boshtet induktive te qelizave per shkak te frekuences shume mikroskopike te lekundjes qe arrin te hyje ne qelizat e lekures dhe krijon nje fushe tjeter induktive qe e semur qelizen; kur thoja qe nuk ka spital infektiv ne bote i pa mbuluar me 5G nje pjese shkencetaresh me kundershtonin. Do tju sjell me vone edhe nje foto te nje antene 5G qe eshte nje nder 3 te parat e vendosur nga Vodafon ne Tirane. Se shpejti kini fotot e 2 antenave te tjera ne Sanatorium. Para se te shkoni ketu ngrini koken lart dhe po i pate keto antena zhdukuni sa me shpejt qe aty, megjithe te semuret. Doni me?!