6 Shkurt 2024

Prej disa javësh tashmë, Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë nisur një lojë të pisët me Reformën Zgjedhore.

Fillimisht Alibeaj u ul në një tryezë me Damian Gjiknurin e PS-së dhe më pas Basha doli e gënjeu publikisht duke thënë se kjo gjë kishte ndodhur me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Ky mashtrim i Lulit u përgënjeshtrua publikisht nga ambasada amerikane, prezenca e OSBE-së dhe ambasada e BE-së.

Edhe pas bllofit, Basha dhe Alibeaj vijuan lojën e tyre. Alibeaj thirri së bashku me Gjiknurin mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe në momentin që nisi mbledhja ai nuk shkoi në Kuvend, duke ditur që PD e Berishës do të bllokonte punimet.

Dhe ndërkohë që opozita dhe mazhoranca “përplaseshin” për mbledhjen e komisionit, ai u fsheh. Por kur mbledhja u zhvillua online, Alibeaj mbiu nga hiçi. Të njejtën skemë e përsëriti edhe herën e dytë, e sërish edhe ditën e sotme, që u bë mbledhja e tretë.

Ushtari i Bashës thërriti mbledhje në Kuvend e nuk shkoi. Madje, me pafatyrësinë më të madhe ka kërkuar që mbledhja të mos zhvillohet të premten online ditën e pretme, por ditën e sotme.

Këtë kërkesë e ka bërë në grupin e WhatsApp-it të komisionit dhe më pas e ka bërë publike për mediat.

Pra, me këtë veprim të sotëm, Alibeaj tregoi edhen njëherë se ka frikë të përballet me demokratët, ndaj fsheh kokën si struci, duke u justifikuar me mbledhjet online.

Pas deputetët e opozitës largohen nga Kuvendi, ai merr zemër dhe del për të bërë një komunikim public dhe për të folur për një nga reformat më të rëndësishme, siç është Reforma Zgjedhore.

Siç e thamë edhe më lartë, e gjithë kjo është një lojë e pisët Basha-Alibeaj, të cilët duan ta bëjnë reformën zgjedhore pa opozitën, duke ia faturuare më pas përgjegjësinë atyre.

CNA